Organizata jo qeveritare AIS / Open Data Albania i është drejtuar sot 25.05.2021 Komisionerit për të Drejtën e Informimit me një Ankesë kundër Bashkisë Tiranë. Ankimi kundër kësaj Bashkie vjen pas refuzimit për të Publikuar Vendimet e Këshillit Bashkiak Lista emërore me Përfitues të Fondeve të Rindërtimit, të datave që përkojnë me Fushatën Zgjedhore 2021.

AIS ju drejtua Bashkisë në datën 6 maj 2021 me Kërkesën për Akses në Dokumenta Vendime Këshilli Bashkiak Tiranë, e plotë me Lista Emërore Përfitues të Grant Rindërtimi për Tiranën.

Dokumentet e kërkuara, nuk janë publikuar në faqen web të Bashkisë dhe në rubrikën ku aksesohen Vendime të Këshillit Bashkiak Tiranë.

Në datën 18 Maj Koordinatori për Informim pranë Bashkisë së Tiranës ka Refuzuar Plotësimin e Kërkesës duke parashtruar në Shkresën nr. A-9928/2 Prot si vijon: Nuk mund të vendosë në dispozicion emrat e përfituesve të këtyre fondeve sepse Listat e cituara në vendimet e Këshillit Bashkiak që janë bashkëlidhur si anekse në këto vendime përmbajnë të dhëna personale të përfituesve si numër identifikimi, të dhëna mbi përfitimin ekonomi, etj të cilat mbrohen nga ligji nr. 9887, datë 10.03.2008 „Për mbrojtjen e të dhënave personale“.

AIS promotor i Transparencës dhe Llogaridhënies, gjykon se refuzimi i Bashkisë Tiranë nuk është i bazuar në ligj, pengon llogaridhënie dhe transparencë për Shpenzime Publike, Para të Taksapaguesve. E drejta Europiane, Legjislacioni kombëtar dhe Praktika konsiderojnë Parimin e Proporcionalitetit në njohjen e identitetit të përfituesve të granteve Publike. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka dhënë Vendim në favor të publikimit si mundësi për pjesëmarrje qytetare në procesin e njohjes dhe vlerësimit të mënyrës së si shpenzohen taksat e tyre.

Për këtë arsye Organizata Reagoi me Ankim kundër Bashkisë Tiranë duke kërkuar që Komisoneri të Urdhërojë Bashkinë të Bëjë Transparencë mbi Përfitues Grant Rindërtimi Data Fushatë Zgjedhore.

Lista me Përfitues janë miratuar në Këshillin Bashkiak Tiranë dhe grantuar në data të Fushatës për Zgjedhjet Parlamentare 25 Prill 2021. Transparenca dhe pjesëmarrja qytetare në informacion lidhet edhe me nevojë për të verifikuar raste të mundshme e të dyshuara të keqpërdorimit të parasë publike në fushata zgjedhore për qëllime elektorale.

Për këtë Arsye Organizata i është drejtuar Komisionerit duke i kërkuar atij te urdhërojë Bashkinë Tiranë të publikojë të plota vendimet me përfitues të parave të taksapaguesve shqiptar përmes Grant Fondi i Rindërtimit data zgjedhore 2021.

Me këtë qëndrim Bashkia po mban standard të dyfishtë dhe po cenon transparencën vetëm për përfitues në Fushatë Zgjedhore 2021, pasi më herët në vitin 2019 dhe 2020 vetë bashkia i ka publikuar Listat Emërore për Familje Grant Përfituese.

Mbi Përdorimin e Grant Rindërtimi në Data të Fushatës Zgjedhore është përgatitur një artikull tek #FollowTheMoney me titull Periudha Zgjedhore dhe Fondi i Rindërtimit Shtesa Buxhetore në Transfertë të Pakushtëzuar për 11 Bashki.