Open Data Albania po përditëson të dhëna mbi vaksinimin e popullsisë në Shqipëri duke e krahasuar edhe me vendet Fqinje, Unionin Europian dhe Kontinentin. Të dhënat janë marë nga faqja Our World in Data. Shqipëria rezulton se deri Java e Fundit e Maj 2021 ka administruar 759 043 doza totale vaksina anti Covid – 19. Deri në këtë javë janë vaksinuar plotësisht 9.6 % e Popullsisë. Kanë marrë dozën e parë dhe janë në pritje të dozës së dytë për tu konsideruar të vaksinuar plotësisht 7.1% e Popullsisë. Nëse konsiderojmë totalin e popullsisë të vaksinuar plotësisht dhe ato pjesërisht për vendin tonë rezulton  që 16.7 % e popullsisë i janë  nënshtruar vaksinimit deri tani.


Të dhënat: Our World in Data
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Analizojmë situatën mbi vaksinimet Anti-Covid 19 në Ballkanin Perëndimor  duke konsideruar vende fqinje jo anëtare të EU si Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje Hercegovinë, Mali i Zi dhe Kosova. Serbia kryeson ndjeshëm në procesin e vaksinimit të popullsisë, ky vend është në dhjetë vendet e para në Botë sa i takon vaksinimit në raport me Popullsinë. Serbia ka administruar mbi 4.4 milionë doza vaksine dhe ka vaksinuar me dozë të plotë 28.9% të popullsisë. Vendi i dytë është Shqipëria, që ka administruar rreth 759 mijë doza, dhe ka vaksinuar me dozë të plotë deri tani 9.6% të popullsisë, duke tejkaluar kështu mesataren e Ballkanit Perëndimor me 8.5% të popullsisë së vaksinuar me dozë të plotë.


Të dhënat: Our World in Data
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Të dhënat: Our World in Data
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Të dhënat: Our World in Data
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Deri java e fundit e Majit në Ballkanin Perëndimor Kosova qëndronte në nivelet më të ulta të Vaksinimit dhe administrimit të dozave për vaksinim anti Covid -19. Ky shtet ka administruar vetëm  55 237 doza për një popullsi zyrtare prej 1.87 milion banorë që ka.

Në total deri tani, Ballkani Perendimor ka vaksinuar pjesërisht apo plotësisht rreth 25.7% të popullsisë, që demonstron se Ballkani Perendimor  rezulton me i vonuar në proces vaksinimi pasi në rang kontinenti ky tregues është më i lartë përkatësisht mbi 30%, ndërsa në rang të Unionit Evropian raportohet një nivel dhe më i kënaqshëm vaksinimi konkretisht rreth 37% e popollsisë

Të dhënat: Our World in Data
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Të dhënat: Our World in Data
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Vaksina të miratuara për përdorim në Shqipëri, krahas Pfizer/BioNTech, janë shtuar dhe 3 vaksinat:  Gamaleya Sputnik V, Oxford/AstraZeneca dhe Sinovac CoronaVac.

Për secilën Vaksinë, në Portalin për #ProkurimeTransparente OpenProcurement.al janë krijuar Pasaporta të Kontraktimit ku zbardhet se si janë administruar etapa të kontraktimit përmes akteve ligjore, nënligjore dhe relacioneve. Pasaportat listojnë çdo dokument që lidhet me secilin kontraktim për secilën Vaksinë sikurse informacion mbi objekt i kontraktuar, afate, palë kontraktore, kritere të vendimmarrjes, dhe zhvillime që lidhen me realizimin e kontratës.

Ky artikull po realizohet pjesë e aktiviteteve të projektit “Kontrata publike në një gjendje të katastrofës natyrore Covid19- Forcimi i Mekanizmave të Pavarur të Monitorimit” mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të ekipin zbatues të projektit dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërish ato të Departamentit të Shtetit.

Shkarko excel: Vaksinimi Anti Covid19 Shqipëria dhe Fqinjët jo EU, Java e Fundit Maj 2021
Komente dhe Analiza: Open Data Albania