Portali EXIT.AL në datën 26 Janar 2021 ka Publikuar artikullin me titull Kompanitë e Ndërtimit Klientët më të Paguar të Shtetit për Vitin 2020. Artikulli liston disa kompani që kanë fituar tendera buxhetor duke evidentuar që një grup prej tyre ka një numër të madh kontratash. Duke përshkruar secilën kompani dhe volumin apo historikun e kontratave të saj, Artikulli përdor Pasaporta të Shoqërive të Biznesit të cilat janë produkt i Aktiviteteve të Projektit të AIS mbi Transparencën për Kontraktor të Bashkive dhe Kontraktimeve me Impakt për Qeveritë Lokale.
Në renditjen e 10 kompanive më të paguara nga qeveria për vitin 2020, 8 prej tyre janë kompani ndërtimi.
Ato kanë përfituar në total 110 milionë euro nga tenderat publikë, për vetëm një vit, sipas të dhënave të publikuara nga Open Data Albania, të martën.
Mes tyre janë kompanitë e ndërtimit të njohura për lidhjen e ngushtë me qeverinë dhe me Bashkinë Tiranë si Fusha, Salillari e Alb-Star, në 8 vitet e fundit.
Sipas të dhënave publikuar nga Open Data Albania, kompanitë të cilat kanë përtifituar më shumë para nga buxheti i shtetit janë:
– Kompania e ndërtimit G.P.G Company ka përfituar rreth 22.61 milionë euro, kryesisht nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar. Ajo ka përfituar tendera për ndërtimin e shesheve të qyteteve si pjesë e Rilindjes Urbane.
Kompania është në pronësi të Paqsor Buzit dhe Gëzim Danit. Në vitin 2019, Buzi u arrestua nga policia si pjesë e një skeme të dyshuar mashtrimi me TVSH-në. Gjykata e ka lënë në arrest shtëpie, ndërsa çështja është ende në gjykim.
– Kompania Gjoka 87 ka përfituar rreth 20,5 milionë euro, si pagesa për kontratën koncesionare të Rrugës së Arbrit, ende në ndërtim.
– Kompania Fusha ka përfituar 14,7 milionë euro, si fituese e tenderave të ndryshëm publikë, pjesa më e madhe dhënë nga Bashkia e Tiranës. Fusha shpk njihet si një prej kompanive të preferuara të qeverisë Rama dhe bashkisë Tiranë në tenderat e ndërtimit. Ajo së fundi ka fituar dhe tenderin për rindërtimin e Piramidës.LEXO Investigimi i ‘Boom’ – Mensat sociale të Bashkisë Tiranë shërbime me burokraci
– Kompania Salillari ka përfituar 13,6 milionë euro, si fituese e tenderave të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Fondit të Zhvillimit Shqiptar, për ndërtime rrugësh. Ndër të tjera, Salillari ka fituar dhe tenderat për Lotin e I dhe të II të Unazës së Madhe.
– Kompania Alb-Star ka përfituar 13,5 milionë euro në një sërë tenderash nga Fondi i Zhvillimit Shqiptar, Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizimeve etj. Alb-Star njihet si kompania që ndërtoi me PPP stadiumin e ri kombatër ‘Air Albania’.
– Kompania Gjikuria ka përfituar 13,3 milionë euro si fituese e tenderave nga ARRSH-ja, FZHSH-ja apo Bashkia Himarë.
– Kompania Agbes Construction ka përfituar rreth 11,8 milionë euro si fituese e tenderave sërish nga ARRSH, FZHSH apo Bashkia Fier.
Mes 10 kompanive më të paguara për vitin 2020, nuk kanë përfituar pagesa në lidhje me ndërtimin 3 kompani:
– Kompania Trans Adriaktik Pipeline AG Albania (TAP) ka përfituar rreth 40 milionë euro si rimbursim për TVSH-në.
– Kompania Kastrati ka përfituar rreth 15 milionë euro, si pagesa për furnizime në karburant dhe vaj.
– Kompania AYEN-AS Energy ka përfituar 11.8 milionë euro si rimbursim për TVSH-në. kompania ka një kontratë koncesionare për Ndërtim-Operim, transferim të hidrocentraleve Peshqesh, Ura e Fani Fangut.
Projekti ka titull “Monitorimi Qytetar dhe Transparencë mbi Kontraktor Privat të Bashkive për Shërbime dhe Investime Publike„ mbështetur Financiarisht nga Leviz Albania, një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC. Pasaportat e Kontraktorëve të listuara janë: G. P. G Company , Gjoka 87, Fusha shpk , Salillari , Alb Star, Gjikuri, Agbes Construction .
Link Artikulli Origjinal: https://exit.al/kompanite-e-ndertimit-klientet-me-te-paguar-nga-buxheti-i-shtetit-per-vitin-2020/