Open Data Albania po publikon të dhëna mbi shtetësi të lëshuara nga vendet e Bashkimit Evropian dhe vendeve të EFTA (Island, Norvegji, Lihtenshtejn dhe Zvicër) sipas shteteve origjinë nga vijnë qytetaret përfitues. Hulumtimi është për vitet 2009-2019. Në analizë është përfshirë dhe Mbretëria e Bashkuar, duke qenë se analiza përkon me periudhën kur ky shtet bënte pjesë në BE. Numri i shtetësive të dhëna për të huajt nga vendet e BE-së, Britania si dhe EFTA-s për vitet 2009 – 2019 është 9.96 milion shtetësi. Në vitin 2010-2019 janë 421 222 Shtetësi EU dhe EFTA të dhëna për Shtetas të Republikës së Shqipërisë. Nëse e vlerësojmë në përqindje me popullsinë tonë janë 14.8% e Popullsisë Zyrtare që kanë fituar shtetësi në një vend të zhvilluar Europian.

Shtetësitë e dhëna nga vendet e BE dhe EFTA kane pësuar rritjen më të madhe të tyre në vitin 2016, vit në të cilin u akorduan afro një milion pasaporta të reja. Në vitin 2019, u akorduan 920 mijë shtetësi te reja nga vendet e BE dhe EFTA duke u rritur me 4.3 % në krahasim me vitin 2018. Në këtë rritje, ka ndikuar shtimi i shtetësive të dhëna nga Gjermania drejt gjithë vendeve të botës me afro 15.2 mijë shtetësi më shumë se viti 2018.

Shtetet Europiane të Përparuara, që kanë akorduar më shumë shtetësi për të huajt për viti 2019, janë: Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia dhe Franca duke përbërë 57.4 % të shtetësive të dhëna në total nga BE dhe EFTA. Nga viti 2015 deri në vitin 2018 ka qenë Italia shteti që ka akordua më shumë shtetësi për të huajt të BE dhe EFTA duke mbajtur vendin e parë deri në 2017. Në vitet 2013-2014, Spanja ishte shteti që kryesonte në numrin e shtetësive të ofruara për aplikuesit.

Në totalin e viteve 2009 – 2019, është Mbretëria e Bashkuar që mban vendin e parë për numër shtetësish të dhëna, pasohet nga Spanja, Franca, Italia dhe Gjermania, duke përbërë 69.3 % të shtetësive të dhëna në total nga të gjitha vendet e BE dhe EFTA.

Shtetas me origjinë po vendet anëtare në BE kanë përfituar 21 % të shtetësive të ofruara nga vende të tjera po BE dhe EFTA, ndërsa shtetas me origjinë vendet jo anëtare në BE, kanë përfituar 76.7%.

Në vitin 2019 Shqipëria zë vendin e dytë në botë me afro 42.3 mijë shtetas shqiptarë që fitojnë shtetësi të re në një nga vendet e BE, Britania apo EFTA. Maroku është në vendin e parë pasi shtetas me origjinë marokene kanë fituar 67 mijë shtetësi në vitin 2019. Kjo tregon një trend konstant të Shqiptarëve që vazhdojnë të kërkojnë shtetësi të huaj drejt vendeve të BE dhe EFTA duke ruajtur vendin e dytë përgjatë gjithë periudhës 2010-2019. Më pas renditja për vitin 2019 vazhdon me Turqinë, Rumaninë dhe Sirinë. Duke filluar nga viti 2017, vihet re një rritje e numrit të shtetësive të fituara nga Siria që kulmon në vitin 2019 me afro 32 mijë shtetësi. Edhe shtetas të Britanisë së Madhe kanë finalizuar aplikimin dhe fitimin e një shtetësie në vende BE pas vendimmarrjes së vendit për të dalë nga Unioni.

Origjina për shtetas që kanë fituar një shtetësi të re në vende të zhvilluara të Europës apo EU, gjatë dhjetëvjeçarit 2010-2019, kryesohet nga Maroku, ndjekur nga Shqipëria, Turqia, India, Pakistani dhe Rumania. Gjermani është në vendin e pestë dhe është vendi i parë në EU me numrin më të madh për shtetas që fitojnë shtetësi të një vendi tjetër të Europës.

Për më shumë informacion në lidhje me grafikun e më sipërm mund të klikoni këtu.

Në total për 2010 deri 2019 Shtetas të Republikës së Shqipërisë kanë fituar 421 220 Shtetësi të vende të EU dhe EFTA. Viti me më shumë shtetësi të fituara është viti 2016 me 67 578 shtetësi.

Italia është vendi që ka dhënë më shumë shtetësi për Shqiptarë përgjatë viteve 2015, 2016 dhe 2019, Greqia në vitet 2017 dhe 2018. Vendin e tretë mbi akordimin e shtetësive për shqiptarët e mban Mbretëria e Bashkuar, ndjekur nga Gjermania, Belgjika dhe Franca. Numri gjithsej i shtetësive të fituara gjatë periudhës 2010-2019 nga vendet e BE dhe EFTA është 421,220 shtetësi. Llogaritur në raport me popullsinë e raportuar në 1 Janar 2020 nga INSTAT, afro 14.8 % e popullsisë në vend ka marr një shtetësi tjetër në vendet e BE dhe EFTA, duke regjistruar një largim masiv të shtetasve shqiptarë nga vendi drejt BE dhe vendeve të EFTA.

Shqipëria vazhdon të mbaj vendin e dytë në botë si përfituesja më e madhe e shtetësive nga vendet e BE dhe EFTA pas Marokut. Ky pozicionim i Shqipërisë si një shtet i vogël me një popullsi relativisht të ulët në raport me shtetet e tjera, paraqet një situatë me risk për demografinë e vendit sikurse interesant në aspektin social, ekonomik dhe politik të fenomenit.

Shkarko excel: Shtetësi të fituara në vende të BE dhe EFTA, renditja e Shqipërisë mes përfituesve, 2010-2019
Comment and Analysis: Open Data Albania