Open Data Albania po analizon të dhënat mbi nivelin e investimeve publike ne Republikën e Shqipërisë për 2004-2020.

Analiza bazohet në të dhënat faktike të nivelit të shpenzimeve kapitale nga Buxheti i Shtetit të cilat shkojnë për investime publike. Burimi i të dhënave është Ministria e Financave dhe Ekonomisë, bazuar në Raportin e Zbatimit të Buxhetit ndër vite që shoqëron Paketën e Ligjit të Buxhetit Faktik si dhe Buletini i Borxhit Publik etj.

Në vlerë nominale, niveli me i lartë i investimeve publike është shënuar në vitin 2009 me 95.9 miliardë lek. Investimet në vitin 2020 shënuan vlerën 85.3 miliardë lekë.

Niveli i investimeve publike ka patur luhatje të medha gjatë këtyre viteve, ku rritja me e madhe me bazë vjetore është shënuar në vitin 2008. Në këtë vit, investimet publike u rriten me 64% krahasuar me një vit më parë. Tendenca në rritje vijoi edhe për vitin 2009, për tu pasuar në vitin 2010 nga rënia më e madhe vjetore e investimeve publike.


Të dhënat: Raporti I Zbatimit te Buxhetit 2020, aksesuar me date 27 Korrik 2021
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Nëse shohim Shpenzimet për Investime Publike në raport të Totalit të Shpenzimeve Buxhetore, apo në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), mbizotëron trendi rënës. Konkretisht, viti 2009 mbetet viti ku Pesha në përqindje Investime Publike kundrejt Produktit të Brendshëm Bruto PBB, shënon 8.4 për qind, e më pas mbizotëron trend rënës. Ndërsa në terma të shpenzimeve të përgjithshme vërehet se deri në 2016 mbizotëron trend rënës i këtij raporti, ndërsa më pas vijon trend rritës i moderuar. Pesha më e lartë e shpenzimeve për investim kundrejt shpenzimeve të përgjithshme qëndron në vitin 2009 me 25.2 përqind, ndërsa pesha më e ulët është në vitin 2016 me 13.7 përqind. Për 2020, shpenzimet publike për investime zënë rreth 15.9% të shpenzimeve totale faktike të Buxhetit të Shtetit.


Të dhënat: Raporti I Zbatimit te Buxhetit 2020, aksesuar me date 27 Korrik 2021
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Të dhënat: Raporti I Zbatimit te Buxhetit 2020, aksesuar me date 27 Korrik 2021
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Raporti investime publike për banor ka ardhur në rritje të vazhdueshme nga viti 2004 deri në vitin 2009.  Viti 2009 shënon vlerën më të lartë të këtij raporti për gjithë përiudhën e analizuar, me rreth 33 mijë Lekë Investime për Banor. Pas 2009 niveli i investimeve publike për banorë shfaqet më i luhatshëm, por mbetet brenda kufijve 20-30 mijë lek. 2020 përkon me nivelin më të lartë të investimeve për frymë ne dhjetë vitet e fundit, konkretisht rreth 30 mijë lekë për banor.


Të dhënat:Ministria e Financave dhe Ekonomise; INSTAT
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Investimet publike në Republiken e Shqipërisë financohen nga burime të brendshme dhe burime të jashtme. Përgjate viteve 2004-2020 mesatarisht 65 për qind e investimeve publike eshte financuar nga burime të brendshme, ndersa 35% nga burime të jashtme.

Çdo vit investimet publike janë dominuar nga nivele të larta të financimit të brendshem, me perjashtim te vitit 2012 ku vetëm 44.4 për qind e investimeve publike jane financuar nga burime të brendshme. Viti 2007 përfaqëson vitin ku financimi i brendshëm arrin në nivelin më të lartë, duke financuar rreth 85 për qind në investimet publike. Në vitin 2020, përkatësisht 29 për qind e investimeve publike janë mbuluar nga financimi i jashtëm.


Të dhënat: Ministria e Financave dhe Ekonomise
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Të dhënat: Ministria e Financave dhe Ekonomise
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Raportimi Borxh Publik për Frymë me Investime Kapitale për Frymë tregon nëse rritja e njërit indikator është shoqëruar me tjetrin. Ndërsa vlera e Borxhit vjen në rritje investimet publike për frymë nuk karakterizohen me trajektore rritëse për gjithë përiudhën. Përkundrazi, në vitet 2010, 2012, 2014, 2016 dhe 2019 konstatohet rënie e nivelit të investimeve publike për frymë krahasuar me vitet paraardhëse. Në vitin 2010 shfaqet rënia më e madhe mbi 9 mijë lek për frymë. Ndërsa viti 2008 shfaqet me rritjen më të lartë të investimeve publike, me plus 12.5 mijë lek për frymë më shumë se viti i mëparshëm. Në periudhat me rritje të investimeve publike për frymë, raporti që zë kjo rritje në nevojat për financim nëpërmjet borxhit nuk shfaqet me varësi të lartë, përvec viteve: 2006, 2008, 2017 dhe 2018, ku nevojat për të financuar rritjen e investimeve publike për frymë, justifikojnë afro 45 përqind të rritjes vjetore të borxhit publik për frymë. Nga këto dy konstatime, kuptohet se arsyeja kryesore e rritjes së nivelit të Borxhit Publik, nuk është rritja e investimeve publike, por mund të jenë faktorë të tjerë. Gjatë periudhës pesëmbëdhjetë vjeçare (2006-2020), mesatarisht vetëm 6% të rritjes së borxhit publik për frymë mund të justifikohet nga rritja e nivelit të investimeve publike.


Të dhënat: Te dhënat e investimeve publike marre nga Raporti I Zbatimit të Buxhetit sipas Buxhetit faktik te çdo viti; INSTAT
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Me rëndësi në kuadrin ligjor shfaqet dhe krahasimi i nivelit të shpenzimeve kapitale me deficitin buxhetor të një viti fiskal.


Të dhënat: MFE (2021) Tabela Fiskale e Ligjit I Buxhetit 2020 dhe Buxheti Faktik 2020
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Sipas Ligjit Organik të Buxhetit në nenin 4/1 përcaktohet se ‘Masa e deficitit buxhetor nuk mund të tejkalojë masën e shpenzimeve kapitale të parashikuara çdo vit në ligjin e buxhetit’. Po të shikojmë për vitin 2020, në planifikimin fillestar respektohet kjo klauzole ligjore, por në planin e ndryshuar si dhe  në buxhetin faktik vërehet se niveli i deficitit buxhetor është më i lartë se niveli i shpenzimeve kapitale për vitin 2020, konkretisht fakti rreth 25.3 miliardë lekë më tëpër, pra në vitin 2020 kemi moszbatim të këtij parimi fiskal detyrim ligjor.

Shkarko excel: Investimet Publike të Realizuara 2004-2020
Komente dhe Analiza: Open Data Albania