Open Data Albania po publikon të dhëna për punësimin në Shqipëri të të huajve. Në këtë kontekst të Punësuar do të konsiderohen të gjithë ata që janë të deklaruar në sistemin e Tatim Taksave. Të huajt mund të punësohen në vend duke u pajisur më parë me një leje pune që jepet nga autoritetet shqiptare. Ndërsa kemi numrin e të huajve të punësuar dhe deklaruar në vend, nuk kemi asnjë të dhënë mbi origjinën apo shtetësisë sikurse për sektorin apo profilin e tyre profesional.

Në vend në muajin Mars 2021, janë të deklaruar të Punësuar 8 573 Individ ose 1.23 % e totalit të Punësimeve.


Të dhënat:Drejtoria e Përgj. TatimTaksave me Kërkesë për Informacion Nr. 11 datë 26.05.2021
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Gjatë 15 muajve Janar 2020 deri Mars 2021, numri i të punësuarve të huaj ka ardhur në tkurrje, kjo edhe për shkak të rrethanave të krijuara gjatë izolimit nga Pandemia Covid-19. Konkretisht në Janar 2020 në vend ishin 9034 shtetas të huaj të punësuar. Ky numër pësoi ulje graduale muaj pas muaji deri Qershor 2020, e më tej luhatje në muajt në vijim.


Të dhënat:Drejtoria e Përgj. TatimTaksave me Kërkesë për Informacion Nr. 11 datë 26.05.2021
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Në 15 muaj në vend punojnë 5.1% më pak të huaj ose 461 persona.


Të dhënat:Drejtoria e Përgj. TatimTaksave me Kërkesë për Informacion Nr. 11 datë 26.05.2021
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Punësimi i të huajve është një proces interesant për t’u monitoruar sa kohë që vendi ka vështirësi të ofrojë garanci, nivel dhe standard në tregun e punës për shtetas Shqiptarë dhe ikja e krahut të punës sikurse edhe profesioneve të çmuara.

Të dhënat për këtë artikull janë marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatim Taksave përmes Kërkesës për Akses në Informacion me numër rendor 11 datë 26 Maj 2021. Artikulli shoqërohet me një Excel në të cilin janë të detajuara të dhënat periudha Janar 2020 deri Mars 2021.

Shkarko excel: Shtetas të huaj të punësuar në Shqipëri periudha Janar 2020 – Mars 2021
Komente dhe Analiza: Open Data Albania