Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me shtetas të huaj që janë të pajisur me leje qëndrimi e që jetojnë e punojnë në Republikën e Shqipërisë për periudhën 2011-2013. Në vitin 2013 në vendin tonë raportohet se janë pajisur me leje punësimi nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit dy mijë e njëqind e tetëdhjetë e nëntë shtetas të huaj. Sipas legjislacionit kombëtarë çdo shtetas i huaj që pajiset me leje punësimin ka detyrim të ketë paraprakisht një leje qëndrimi në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Në harkun kohor 2011-2013 numrin më të madh të lejeve të punës për të huajt e shënon viti 2012 me 2 499 leje, nga të cilat 2,199 për punëmarrës, 275 të vetëpunësuar dhe 25 për investitorë.


Burimi: Shërbimi Kombëtar i Punësimit
Komentet dhe analiza: ODA


Burimi: Shërbimi Kombëtar i Punësimit
Komentet dhe analiza: ODA


Burimi: Shërbimi Kombëtar i Punësimit
Komentet dhe analiza: ODA

Këta shtetas të huaj që kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, janë të pajisur me leje pune në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Aktiviteti ekonomik me numrin më të madh të lejeve të punës për të huajt është Ndërtimi, i cili përbën 29% të totalit të lejeve. Në këtë sektor janë lëshuar 635 leje nga 2 189 që janë lëshuar në total. Sektorë të tjerë me numër të lartë lejesh janë: Tregtia dhe Shërbimet me nga 306 leje secila, Industria Përpunuese me 263 leje, Minierat dhe guroret me 241 leje etj.


Burimi: Shërbimi Kombëtar i Punësimit
Komentet dhe analiza: ODA

Të huajt të pajisur me leje pune sipas aktivitetit ekonomik të ndërmarrjes 2013

 


Burimi: Shërbimi Kombëtar i Punësimit
Komentet dhe analiza: ODA

Kontribuoi: Griselda Rruci