Open Data Albania po hulumton mbi numrin e të dypunësuarve me deklarim për efekt tatimesh. Ky tregues  është marë sipas të dhënave të Sistemit Elektronik të Drejtorisë së Tatim Taksave. Të dhënat janë për periudhën Janar 2020 deri Mars 2021, sipas regjistrit të deklarimit për Punësim në sistemin e Tatim Taksave. Ky regjistër shërben për deklarim mujor nga subjektet ekonomike punëdhënëse, dhe të vetëpunësuar. Në bazë të deklarimeve në sistemin e Tatim Taksave bëhet edhe vlerësimi i pagesës për Kontribute të Detyrueshme Shëndetësore, Shoqërore dhe Tatimi mbi të ardhurën nga Paga (tatim progresiv).

Në Mars 2021, nga sistemi rezultojnë të dy apo më shumë punësuar një numër prej 23 063 personash. Kundrejt totalit të të Punësuarve të Rregullt me Deklarim, ata janë 3.31%. Në vend në Mars 2021 janë të deklaruar 696 675 vende pune. Personat e Dypunësuar janë të detyruar të bëjnë deklarim vjetor të të ardhurave personale edhe në mënyrë individuale, duke ripërllogaritur tatimin mbi të ardhurën nga Pagat, dhe duke paguar veçmas pjesën e tatimit për pagën e dytë fasha që vlerësohet me zero përqind tatim e që duhet përfituar vetëm për njërën pagë. 


Të dhënat:Drejtoria e Përgj. TatimTaksave me Kërkesë për Informacion Nr. 11 datë 26.05.2021
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Në 15 muaj, Janar 2020 deri Mars 2021, Numri i të Dypunësuarve ka pësuar luhatje. Mars, Prill dhe Gusht 2020 numri i dypunësimeve ka pësuar ulje, ndërsa rritja mujore ndjehet në Shtator. Ky Tregues pëson luhatje muaj pas muaji.


Të dhënat:Drejtoria e Përgj. TatimTaksave me Kërkesë për Informacion Nr. 11 datë 26.05.2021
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Të dhënat:Drejtoria e Përgj. TatimTaksave me Kërkesë për Informacion Nr. 11 datë 26.05.2021
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Po të krahasojmë janar 2020 me mars 2021 konstatojmë që ka një rritje të dypunësimit me 2.63% ose 847 persona më shumë.


Të dhënat:Drejtoria e Përgj. TatimTaksave me Kërkesë për Informacion Nr. 11 datë 26.05.2021
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Dy punësimi është një indikator që lidhet me tendencën e individëve për të maksimalizuar angazhimin profesional dhe të ardhurat. Por fenomeni dëshmon edhe mungesën e profesionistëve të caktuar në vend duke mbivendosur një individ në dy pozicione, po njësoj tendencën e personave të vetëpunësuar për të qenë më të mbrojtur nga risqet e punësimit me vetëfinancim, duke kërkuar edhe pozicionin e dytë pranë një punëdhënësi më të konsoliduar.

Të dhënat për këtë artikull janë marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatim Taksave përmes Kërkesës për Akses në Informacion me numër rendor 11 datë 26 Maj 2021. Artikulli shoqërohet me një Excel në të cilin janë të detajuara të dhënat periudha Janar 2020 deri Mars 2021.

Shkarko excel: Dypunësimi, Pesha dhe Ecuria 2020 – 2021
Komente dhe Analiza: Open Data Albania