Open Data Albania po hulumton mbi numrin e të punësuarve të deklaruar për 15 mujorin janar 2020 deri mars 2021. Gjatë kësaj periudhe numri total i të punësuarve me deklarim ka pësuar luhatje duke shfaqur edhe pasojat e izolimit për shkak të Pandemisë, sikurse të rikuperimit pas Paketave Qeveritare në Ndihmë të Punësimit, Biznesit dhe Ekonomisë. Të dhënat janë sipas regjistrit të deklarimit për Punësim në sistemin e Tatim Taksave. Ky regjistër shërben për deklarim mujor nga subjektet ekonomike punëdhënëse, dhe të vetëpunësuar. Në bazë të deklarimeve në sistemin e Tatim Taksave,  bëhet edhe vlerësimi i pagesës për Kontribute të Detyrueshme Shëndetësore, Shoqërore dhe Tatimi mbi të ardhurën nga Paga.

Në janar 2020 në vend të punësuar të deklaruar shënohen 686 623. Në mars 2020, muaji i parë nën efektet e izolimit, në vend u mbyllën 6 340 vende Pune. Në prill 32 919 persona humbën vendin e tyre të punës. Situata për keqësuese shënoi zbutje, në muajin maj 2020, ku u rikthyen 8 664 vende pune krahasuar me prillin. Në Gusht, Dhjetor, Janar dhe Shkurt janë shënuar përsëri situata me rënie mujore të numrit të të punësuarve. Në mars 2021, në vend punojnë 696 675 Persona, që janë 10 520 më shumë se një vit më parë.


Të dhënat:Drejtoria e Përgj. TatimTaksave me Kërkesë për Informacion Nr. 11 datë 26.05.2021
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Të dhënat:Drejtoria e Përgj. TatimTaksave me Kërkesë për Informacion Nr. 11 datë 26.05.2021
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Gjatë këtij viti Qeveria Shqiptare ka ndërhyrë disa herë me paketa për zbutjen e efekteve negative të Pandemisë në Punësim dhe Biznes. Në Prill u miratuan dy paketa ndihme për Individët dhe më Pas dy paketa për mbështetje të Biznesit me Kreditim përmes Garancisë Sovrane. Për Paketën e Parë Buxheti i Shtetit shpërndau 5.28 Miliard Lekë. Paketa e Parë u mundësua përmes Vendimit të Këshillit të Ministrave datë 27 Mars 2020 me Nr. 254. Paketa e dytë në ndihmë të individit rrogëtar,  deri tani është shpenzuar në masën 7.085 miliard Lekë, ajo u miratua me Vendim të Këshillit të Ministrave numër 305.


Transaksione Thesari : http://spending.data.al/sq/treasury/list/year/2019
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Në lidhje me dy Paketa të Tjera të Ndihmës për biznesin përmes Kredive me Garanci Sovrane, NdiqParate.Al ka publikuar një artikull hulumtues me informacion të detajuar me titull Lëvrimi dhe Vlera mbi Garanci Sovrave në Mbështetje të Bizneset për Pasoja nga Covid-19.

Të dhënat për këtë artikull janë marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatim Taksave përmes Kërkesës për Akses në Informacion me numër rendor 11 datë 26 Maj 2021. Artikulli shoqërohet me një Excel në të cilin janë të detajuara të dhënat periudha Janar 2020 deri Mars 2021.

Shkarko excel: Punësimi dhe Efektet e Pandëmisë, Ecuria Janar 2020 – Mars 2021
Komente dhe Analiza: Open Data Albania