Open Data Albania po hulumton në lidhje me treguesit e cilësisë së shërbimit shëndetësor publik në Shqipëri dhe kostot spitalore të përllogaritura nga Fondi Publik, në Spitalet kryesore Universitare, Rajonale dhe atyre të nivelit Bashkiak. Indikatorët kryesorë janë aktiviteti i qendrave shëndetësore, ambulancave dhe poliklinikave, numri i shtrimeve dhe ditëve të qëndrimit, shfrytëzimi i shtratit në ditë, ditëqëndrimi mesatar i të sëmurit në spital, xhiro e shtratit, si dhe tregues të tjerë për matjen e cilësisë në Qendrave Shëndetësore. Për shkak të kufizimit të lëvizjes së njerëzve si pasojë e pandemisë COVID-19, në vitin 2020 vëllimi i veprimtarisë në institucione ka pësuar ulje.
Për vitin 2020, janë shënuar në total 7 353 296 vizita apo mesatarisht 2.6 kontakte për person në vit, të kryera në të gjitha qëndrat shëndetësore, poliklinika dhe ambulanca. Numri i vizitave ka patur një rënie prej 3.9% krahasuar me vitin 2019.
Të dhënat: INSTAT “Shëndetësia”
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Të dhënat: INSTAT “Shëndetësia”
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Për vitin 2020, kemi 413 qendra shëndetësore në total dhe 46 poliklinika në të gjithë vendin, numër i cili nuk ka ndryshuar që prej vitit 2016. Ndërsa, numri i ambulancave për periudhën në fjalë është 2037, apo 22 ambulanca më pak krahasuar me vitin 2019.
Të dhënat: INSTAT “Shëndetësia”
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Sa i përket kostove spitalore, në vitin 2020, kosto mesatare për një të shtruar është në spitalin e Traumës përllogaritet 99,050 Lekë. Ky është institucioni me kosto mesatare më të lartë. Ndërkohë, për të shtruar në një spital të nivelit Rajonal kosto mesatare është mesatarisht 82 700 Lekë, ndjekur nga spitali Universitar ku kostoja mesatare spitalore e një të shtruari është 61,030. Këto janë kosto të përllogaritura dhe për mbulim nga Fondi i Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor dhe nuk referojnë kosto të tjera për spitalizim që mbulohen privatisht nga Individët.
Të dhënat: FSDKSH, Raporte Vjetore 2016,2017,2018,2019,2020
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Të dhënat: FSDKSH, Raporte Vjetore 2016,2017,2018,2019,2020
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Në vitin 2020 vihet re një rënie e numrit të shtrimeve dhe ditëve të qëndrimit ku tendenca ka qënë shmangia e shtrimeve në spitale dhe marrja e kurimit në shtëpitë e tyre. Konkretisht, po të vëmë re në grafikun e mëposhtëm, në të gjitha nivelet e spitaleve pra ato Bashkiak, Rajonal dhe Universitar ka patur një rënie të numrit të shtrimeve dhe ditëve të qëndrimit për vitin 2020, krahasuar me vitet e tjera. Rënia më e lartë e numrit të shtrimeve dhe ditëve të qëndrimit ka qenë në spitalet Bashkiake respektivisht me 41% dhe 45% krahasuar me vitin 2019.
Të dhënat: FSDKSH, Raporte Vjetore 2016,2017,2018,2019,2020
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Nga statistikat zyrtare, vihet re se në vitin 2020, numri i institucioneve spitalore (pra spitaleve publikë) është 42 spitale, që ofrojnë një mbulim përafërsisht 1.5 spitale publike për 100,000 banorë. Të shtruar në spitalet publike për vitin 2020 janë 201 449 pacientë, më ditë qëndrimi mesatar prej 5.1 ditësh në vit dhe me një xhiro të shtratit 24.2 herë pacientë në vit. Xhiroja e shtratit tregon numrin e të pacientëve që janë shtruar në një shtrat gjatë vitit.
Të dhënat: INSTAT “Shëndetësia”
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Të dhënat: INSTAT “Shëndetësia”
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Ndërsa shfrytëzimi i shtratit që tregon numrin e ditëve mesatare të vitit gjatë të cilave shtrati i spitalit është i zënë me pacientë për të marrë kujdes shëndetësor ka qënë 123.9 ditë, apo rreth 34 % të ditëve për vitin 2020.
Të dhënat: INSTAT “Shëndetësia”
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Sa i përket treguesve të tjerë të cilësisë së qendrave shëndetësore, realizueshmëria e tyre paraqitet në grafikun e mëposhtëm. Vihet re një ulje të treguesve të cilësisë në krahasim me periudhën 2018-2019, si rezultat i uljes së numrit të vizitave për shkak të masave të marra në kuadër të pandemisë Covid-19.
Rënia më e madhe është në përqindjen e femrave mbi 35 vjeç të depistuara me CA gjiri, me vetëm 22% nga 80% që është targeti vjetor. Gjithashtu rënie vihet re edhe në përqindjen e pacientëve të regjistruar që janë vizituar për herë të parë nga personeli shëndetësor(PHVP); vlerën e rimbursimit për pacient sipas diagnozave; përqindja e pacientëve me Hipertension Arterial HTA që kanë vlerat e tensionit arterial brenda normave me realizimin 69% .
Të dhënat: FSDKSH, Raporte Vjetore 2016,2017,2018,2019,2020
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Të dhënat e analizuara në këtë artikull janë marrë nga Raportet Vjetore të Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) dhe Institutit të Statistikave (INSTAT).
Shkarko excel: Kosto spitalore dhe treguesit e shëndetit publik në Shqipëri 2016-2020Komente dhe Analiza : Open Data Albania