Open Data Albania po publikon të dhëna në lidhje me dëmin ekonomi të përllogaritur nga auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit KLSH për institucioni Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor DFDLSH. Auditimi është mbajtur në periudhën janar-dhjetor 2016, sipas të cilit periudha nën auditim përfshin vitin e plotë 2016. KLSh bën auditime jo në mënyrë periodike. Çdo institucion në momentin që auditohet, i nënshtrohet një auditimi për të gjithë periudhën nga momenti i auditimit të mëparshëm deri në momentin e fillimit të hutimit të ri. Fondi është audituar për periudhën e plotë 12 mujore janar-dhjetor 2016.

 

 
Të dhënat për auditimin mbi Fondin, janë marrë nga ‘Buletini i katërt Statistikor i vitit 2016’ kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas këtij raporti auditimi për Fondin është bërë për të gjithë aktivitetin ekonomik, në fushën e të ardhurave dhe shpenzimeve, nga ku janë konstatuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në përformancën e këtij subjekti. Duhet pasur në konsideratë se burimi kryesor i të ardhurave të Fondit janë: kontributet e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor për të gjithë personat ekonomikisht aktivë, me banim të përhershëm në Shqipëri; kontributet e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor prej buxhetit të shtetit për personat ekonomikisht joaktivë; kontributet e sigurimit shëndetësor vullnetar; transfertat nga Ministria e Shëndetësisë, dhe grante nga burime kombëtare dhe ndërkombëtare etj.

 

 
Vëllimi i veprimtarisë ekonomike të audituar nga KLSH janë të ardhurat në total të Fondit për vitin 2016, të cilat sipas raportit janë 35,75 miliard lekë. Në total rezulton një dëm i përllogaritur prej 1,85 miliard lekë. Dëmi i konstatuar përbën 5 % të totalit të të ardhurave të audituara.
 
Të ardhurat e Fondit për 2016(mijë lek)
Burimi: FSDKSH
Analiza dhe Përpunimi: ODA
 
 
Shkeljet e evidentuara, të shoqëruara me dëm ekonomik janë disa. Sipas KLSH kanë sjellë dëm ekonomik veprimet si më poshtë: a. mosllogaritje e saktë e shërbimeve të pakryera gjatë tetë muajve të vitit 2015 në zbatim të kontratës së koncesionit CHECK UP. Kjo shkelje përllogarite në vlerën 50.13 milion lekë; b. Financim të padrejtë të spitaleve private për kryerjen e shërbimi të aniografisë (koronografie dhe angioplastikës koronarë duke përdorur pa efektivitet fondet buxhetore. Dëmi për këtë llogaritet në vlerën 59.26 milion lekë; c. rritjes së kostos së shërbimeve paketë të kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë nga mos rishikimi çmimeve të këtyre paketave. Dëmi për këtë përllogaritet me vlerën 13.33 milion lekë. d. rritjes së kostos së paketës së hemodializës nga rishikimi i çmimeve të kësaj pakete ka shkaktuar një dëm të audituar prej 
104.99 milion lekë; e. Vlera 1.62 miliard lekë janë përllogaritur si dëm që vjen për shkak se depot importuese apo distributore, të cilat kanë kontratë me Fondin, për barnat e rimbursueshme, kanë deklaruar më shumë shitje se sa kanë realisht.104.99 milion lekë; e. Vlera 1.62 miliard lekë janë përllogaritur si dëm që vjen për shkak se depot importuese apo distributore, të cilat kanë kontratë me Fondin, për barnat e rimbursueshme, kanë deklaruar më shumë shitje se sa kanë realisht.
 
Kategori të Dëmit Ekonomik , sipas Auditimit të KLSH për Fondin për periudhën viti 2016
 
Analiza dhe Përpunimi: ODA
 
Analiza dhe Përpunimi: ODA
 
Edhe në buletinin e katërt statistikor të vitit 2016, KLSH përfshin masat ndëshkimore, si dhe rekomandime drejt institucioneve të audituara. Sa i përket FSDKSH, nuk konstatohen kallëzime për ndjekje penale apo rekomandime të specifikuara. KLSH është institucion i pavarur, i cili realizon auditime sipas standardit standardet ISSAI 1700 dhe ISSAI 1200. Plani i auditimit për periudhën përpilohet nga Departamenti i Statistikës pranë institucionit dhe miratohet kryetari i KLSH.

Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania