Prodhimi i duhanit në Shqipëri ka pasur një traditë të hershme. Duhani si lëndë e parë për industrinë e prodhimit të cigareve ka shënuar nivele të larta prodhimi në periudhën para viteve 90-të, çka u shkatërrua pas rënies së ekonomisë socialiste.
Vitin e fundit janë prodhuar në Shqipëri 3000 ton duhan, ose 6,7% më tepër krahasuar më një vit më parë. Kjo vlerë ka shënuar edhe maksimumin e prodhimit të duhanit në vitet e fundit. Një pjesë e prodhimit vendas shkon për konsum të brendshëm dhe pjesa tjetër shkon për eksport.
Burimi: Instituti i statistikës (INSTAT)
Komentet dhe analiza: ODA
Prodhimi i duhanit në vitet 2005-2014 (në mije ton)
Burimi: Instituti i statistikës (INSTAT)
Komentet dhe analiza: ODA
Burimi: Instituti i statistikës (INSTAT)
Komentet dhe analiza: ODA
Sasia e duhanit që Shqipëria prodhon dhe tregton në tregun e jashtëm është ndjeshëm më e ulët së sasia që futet për t’u konsumuar. Vendi ynë ka importuar vazhdimisht duhan kryesisht cigare e përpunuar. Krahasuar me vitin 2010 importi në vitet në vazhdim ka pësuar rënie. Në vitin 2014 është 3 216 ton, ose 23,8% më pak. Por ndonëse kurba e sasisë së importuar ka luhatje të lehta, treguesit në vlerë kanë luhatje shumë të mëdha. Po të krahasojmë sasinë në vlerë të vitit 2005 me 2013, sasia është rritur me 48%. Shkak për ketë është bërë rritja e vazhdueshme e akcizës së duhanit.
Furnizuesit kryesorë të Shqipërisë me duhan janë shtetet si Polonia, Greqia, Gjermania, Zvicra, Bullgaria etj.
Burimi: Instituti i statistikës (INSTAT)
Komentet dhe analiza: ODA
Importi i duhanit në vitet 2005-2014 (në ton dhe lek)
Burimi: Instituti i statistikës (INSTAT)
Komentet dhe analiza: ODA
Importi mbulon pjesën më të madhe të konsumit vendas. Duke vlerësuar sasinë e duhanit dhe cigareve të importuara plus pjesën e prodhimit që nuk shkon për eksport si Konsum i Brendshëm, na rezulton se megjithëse në rënie importet shënojnë për vitin 2014 rreth 72% të konsumit vendas. Në deklarimet zyrtare për importet e duhanit në 2014 rezulton se problematikë ka shoqëruar mosrealizimi të planit për mbledhjen e akcizës.
Burimi: Instituti i statistikës (INSTAT)
Komentet dhe analiza: ODA
Konsumi i duhanit në vitet 2005-2014 (në ton) dhe pesha e importit kundrejt konsumit
Burimi: Instituti i statistikës (INSTAT)
Komentet dhe analiza: ODA
Shqipëria radhitet përkrah vendeve me konsum të lartë të duhanit. Sipas organizatës botërore WHO (World Health Organization) çdo ditë, më shumë se 15 000 fëmijë nën moshën 18 vjeç konsumojnë duhan dhe më shumë se 529 000 të rritur vazhdojnë ta konsumojnë atë. Numri i cigareve të konsumuara gjatë vitit 2012 për frymë llogaritet të jenë 1116 cigare raporton kjo organizatë.