Në portalin NdiqParatë po publikojmë një Renditje të Operatorëve Ekonomik që kanë fituar gjatë 2020, tendera me Bashkitë në procedura me risk, për shkak se procedura është zhvilluar pa garë të hapur, por me negocim të drejtpërdrejt. Kjo renditje po bëhet në kuadër të vlerësimit me redflags, për indicie që kërkon monitorim, auditim dhe hetim në tenderime. Këto lloj tenderimesh marrin një shenjë me Flamur të Kuq si procedura ku kërkohet vëmendje, pasi potenciali për parregullsi dhe probleme të konkurrencës është i dukshëm.

Në vitin 2020, janë evidentuar për Bashkitë dhe institucionet e tyre në vartësi, njëzet e gjashtë operatorë që kanë fituar kontrata të tilla.

Më poshtë po listojmë të Gjithë Operatorët që janë skanuar me RedFlag për Tendera Bashki të shpallura në 2021.

Lista kryesohet nga Bashkimi i Operatorëve Ekonomik Ed Konstructioni shpk në bashkëpunim me G.P.G Company, Alba Konstruksion dhe VEKO shpk. Ky bashkim operatorësh ka fituar me negocim të drejtpërdrejtë pa njoftim një shtesë kontrate për Tenderin Rikonceptimi i Kopshtit Zoologjik.  Vlera e kontraktimit është 104 597 232 Lekë.

Operatori i dytë sa i takon vlerave përfitues gjatë 2021 në një tender me Bashki përmes Negocimit të Drejtpërdrejtë është shoqëria

Edhe subjekti tjetër që  renditet sipas vlerës në kontraktime me negocim është subjekt kontraktor në Bashkinë Tiranë, ky subjekt ka fituar pa garë Shërbime Pastrimi me vlerën prej 83 364 104 Lekë.

Krahasuar me një vit më parë kjo listë ka shënuar volum më të lartë Kontraktorësh dhe Vlerash të fituara me Negocim.

Sistemi i algoritmit Red Flag bën të mundur evidentim të procedurave dhe bizneseve kontraktore ku kërkohet më shumë monitorim, auditim i brendshëm, auditim ligjor dhe hetim administrativ apo më tej penal.

Për secilën nga shoqëritë e listuar në renditje, në Portalin Open Corporates Albania rubrika Kontraktor të Bashkive mund të gjeni një pasaportë me informacion mbi shoqërinë, objektin e punës, data e themelimit, zotëruesit, drejtuesit, performancën ekonomike në vite, çështje ligjore dhe lista për Pagesa Thesari apo Kontrata Tenderimi të Fituara. Pasaportat janë krijuar  si pjesë e aktiviteteve të Projektit“Monitorimi Qytetar dhe Transparencë mbi Kontraktor Privat të Bashkive për Shërbime dhe Investime Publike„ mbështetur Financiarisht nga Lëviz Albania, një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.

Databaza ku mund të gjeni të dhëna të hapura transparente për shpërndarjen e kontratave dhe parave publike janë Open Procurement Albania të dhëna për tendera të Institucioneve të rëndësishme në vend. Spending Data Albania pagesa thesari me çdo pagesë që bëhet nga institucionet buxhetore tek palë të treta dhe Open Corporates Albania të dhëna të hapura për kontraktor dhe biznese të rëndësishme për Interesin Publik.

Shkarko excel: RedFlag Vlerësim Risku në Kontraktim, Operator Ekonomik fitues Procedura më Negocim pa garë të hapur Bashki 2021
Komente dhe Analiza : Open Data Albania