Në portalin NdiqParatë po publikojmë një Renditje të Operatorëve Ekonomik që kanë fituar gjatë 2021, tendera me Bashkitë në procedura me risk, për shkak se janë s’kualifikuar në garë operatorët me ofertë më të ulët, duke u shpallur fitues ofertuesi me vlerë më të lartë. Kjo renditje po bëhet në kuadër të vlerësimit me redflags, për indicie që kërkon monitorim, auditim dhe hetim në tenderime. Këto lloj tenderimesh marrin një shenjë me Flamur të Kuq si procedura ku kërkohet vëmendje, pasi potenciali për parregullsi dhe probleme të konkurrencës është i dukshëm.

Në vitin 2021, janë evidentuar për Bashkitë dhe institucionet e tyre në vartësi, Njqind e Shtatëdhjetë e Dy Operator Ekonomik biznese që kanë fituar tendera të skanuara “me potencial risk” pasi janë skualifikuar operatorët me oferta më të ulëta në vlerë dhe kanë fituar operatorët me ofertën më të lartë. Më poshtë po listojmë të Gjithë Operatorët që janë skanuar me RedFlag për Tendera Bashki të shpallura në 2020.


Lista kryesohet me KomB Invest e cila ka 8 tendera me Bashkinë Fier ku janë skualifikuar ofertuesit e tjerë në garë dhe ka mbetur Oferta jo mw e leverdishme ekonomike mes tyre.

Rasti i dytë përkon me një tender të bashksië Dropull ku kanë marrë pjesë dy operator, është shkualifikuar operatori me vlerë më të ulët dhe ka fituar ai me ofertë më të lartë, konkretisht bashkimi i operatorëve Rilindja Tiefbau Shendelli.


Renditja vijon me bashkimin e operatorëve “CORAL SHENGJINI” Shpk & “KORSEL” Shpk & “V.A.L.E. RECYCLING” Shpk dhe MALVIN SHPK.

Krahasuar me të njëjtën periudhë 12 mujore vitit 2020, viti pasues 2021 ka shënuar më pak raste me tenderë problematik sa i takon skualifikimit.

Të tjerë operator në renditje sipas vlerave janë në aksesueshëm në Excel-in në fund të këtij Artikulli.

Sistemi i algoritmit Red Flag bën të mundur evidentim të procedurave dhe bizneseve kontraktore ku kërkohet më shumë monitorim, auditim i brendshëm, auditim ligjor dhe hetim administrativ apo më tej penal.

Për secilën nga shoqëritë e listuar në renditje, në Portalin Open Corporates Albania rubrika Kontraktor të Bashkive mund të gjeni një pasaportë me informacion mbi shoqërinë, objektin e punës, data e themelimit, zotëruesit, drejtuesit, performancën ekonomike në vite, çështje ligjore dhe lista për Pagesa Thesari apo Kontrata Tenderimi të Fituara. Pasaportat janë krijuar  si pjesë e aktiviteteve të Projektit “Monitorimi Qytetar dhe Transparencë mbi Kontraktor Privat të Bashkive për Shërbime dhe Investime Publike„ mbështetur Financiarisht nga Lëviz Albania, një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.

Databaza ku mund të gjeni të dhëna të hapura transparente për shpërndarjen e kontratave dhe parave publike janë Open Procurement Albania të dhëna për tendera të Institucioneve të rëndësishme në vend. Spending Data Albania pagesa thesari me çdo pagesë që bëhet nga institucionet buxhetore tek palë të treta dhe Open Corporates Albania të dhëna të hapura për kontraktor dhe biznese të rëndësishme për Interesin Publik.

Shkarko excel: RedFlag Vlerësim Risku në Kontraktim, Operator Ekonomik fitues në tender ku s’kualifikohen oferta e ulët ekonomike Bashki 2021
Comment and Analysis: Open Data Albania