Tendera me Risk për Parregullsi dhe Probleme të Garës Bashki viti 2021
Në vitin 2021 Bashkitë kanë zhvilluar 29 tendera me vlerë mbi 100 milion lekë dhe me shënimin RedFlag çfarë tregon për rrisk potencial për parregullsi dhe korrupsion në garë
Bashki problematike paraqitet Durrësi, për shkak të procedurës së dhënies me negocim (pa garë) e Kontratës me Vlerë 1 148 864 000 Lekë objekt pune Depozitimi i Mbetjeve Urbane Bashkia Durrës. Kjo procedurë u mbajt në muajin Shtator 2021, dhe Kontraktori përfitues është Integrated Ebergy BV SPV.
Po bashkia Durrës shënon edhe dy tender të tjerë po me vlerë mbi 100 milion lekë të mbajtur gjatë vitit 2021 dhe që kanë risk të lartë për parregullsi, abuzime dhe korrupsion. Konkretisht është tenderi për Ndërtimin e rrjetit K. U. Z të fshatit Shënavlash Bashkia Durrës me vlerë fondi limit 364 498 645 Lekë. ky tender u bë me garë të hapur, por gjatë vlerësimit u s’kualifikua ofertuesi me vlerë më të ulët. Tenderi u fitua nga bashkimi i operatorëve EdiCom shpk dhe 2T shpk. Po në Bashkinë Durrës gjatë vitit 2021 është zhvilluar duke marrë shënimin për risk edhe tenderi Lot 1 Naftë 10ppmULSD me vlerë fondi limit 109 199 733 Lekë, i fituar nga Kastrati shpk.
Bashkia Tiranë ka 3 procedura kontraktimi të mbajtura në 2021, me vlera mbi 100 milion lekë dhe me risk për parregullsi. Vlera e Fondit Limit për to është 2 033 144 843 Milion lekë. Tenderi me titull “Shtesa e Impiantit të përpunimit të ujit të pijshëm Bovillë 1800l/s faza e 2 me 1200l/s. është procedura, që shënoi vlerë fondi limit 1 762 144 843 Lekë. Kjo procedurë është fituar duke s’kualifikuar operatorin me ofertë më të leverdishme (ulët). Po bashkia Tiranë ka edhe dy tenderime të tjera me risk si tenderi Për Shtesa e Kontratës Rikonceptimi i Kopshtit Zoologjik vlerë fond limit 105 311 644 lekë dhe Blerje Kimikate për UKT 165 78 500 lekë.
Bashkia Pogradec ka dy tendera të tillë, konkretisht “Ndërtim i ujësjellësit rajonal Çërravë & Dardhas-Burimet e Gurrasit” me vlerë fondi limit 775 722 413 Lekë dhe “Ujësjellësi i Mokrës Faza e II-të”, Bashkia Pogradec me vlerë 221 972 534 Lekë.
Një bashki e vogël si Poliçani shënon tender me vlerë të fondit limit prej 700 000 000 Furnizimi me ujë i fshatrave Vertop, Bregas, Fushe-Peshtan dhe Vodice, Bashkia Poliçan” dhe me markimin me red flag si tender me risk për parregullsi në garë. Shënimi me red flag është vendosur pasi në procedurë mori pjesë vetëm një kompani.
Elbasani ka gjithashtu tendera të tillë , konkretisht atë me titull Kryerja e shërbimit të pastrimit në qytetin e Elbasanit dhe Blerje makineri pajisje për UK.
Rikonstruksionet e rrjetit te Ujësjellësit, janë gjithashtu ne listën e Bashkisë Dropull të renditura si gara me shënime rrisku.
Ndërsa Shkodra https://openprocurement.al/sq/index/redflag/inst_id/2/limit_fond/100%20infinit/from_held_date/2021-01-01/to_held_date/2022-01-01
Tenderët me Red Flag janë tendera ku vlerësohet automatikisht se gara ka një problematikë me konkurrencën apo mungesën e garës. Lista e Plotë Red Flag Tendera në Bashki është e afishuar në Portalin Open Procurement.al