Open Data Albania nëpërmjet programit të saj Ndiq Paratë ka bërë së fundmi një renditje të kompanive që kanë ndarë mes tyre fondet për rikonstruksionin pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Sipas databazës së këtij shërbimi në krye të listës është kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici dhe kompanitë e tij..

Bashkimi i Operatorëve BOT, me katër biznese kryesuar nga Kevin Construksion është deri tani klienti më i suksesshëm në kontraktimet për Programin e Rindërtimit, sqaron Open Data. “BOT Kevin Construcion në bashkëpunim me Company Riviera 2008, Mela shpk dhe Pepa Group ka fituar dy kontrata Minikonkursesh me vlerë total pa Tatim Vlera e Shtuar prej 3 777 430 000 Lekë (tre miliard e shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë milion e katërqind e tridhjetë mijë).

Kontratat e Lidhura janë njoftuar në Buletinin special Nr. 16 data 5 Shkurt 2021. Objekti i Kontratave lidhet me dy minikonkurse të cilat përkojnë Minikonkursi nr. 1 për 677 banesa dhe Minikonkursi nr. 2 për 743 banesa. Këto minikonkurse janë zhvilluar nga autoriteti Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Secila nga shoqëritë në këtë bashkim operatorësh ka edhe të tjera kontrata nga Programi i Rindërtimit, si operator i vetëm pa bashkëpunim, apo në bashkëpunime të tjera.

Të dhënat janë pjesë e monitorimit të Kontraktimeve përmes dy databazave, Kontraktime Programi i Rindërtimit në Bashki dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit FSHZH.

Procedura për kontraktim për Programin e Rindërtimit, është bërë në bazë të një Ligji i ndryshëm nga legjislacioni normal për Prokurimet. Procedurat janë të gjitha të kufizuara, pa garë të hapur me bazë Ligjore Kreun VI, Procedurat e Prokurimit Publik, të Aktit Normativ me fuqinë e Ligjit nr. 9, datë 16.12.2019 “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr. 97/2019, në datën 18.12.2019. Ligj për të cilin është kërkuar dy herë në Gjykatë Kushtetuese shfuqizim si antikushtetues.

Në vendin e dytë qëndron shoqëria Gjikuria me 2 260 049 999 Lek për 5 kontraktime me Fondin Shqiptarë të Zhvillimit për Procedurë Rindërtimi në banesa civile dhe objekt arsimor. Edhe Gjikuria ka të tjera kontraktime të Rindërtimit në procedura ku konkurron në bashkim operatorësh.

Në vend të tretë qëndron përsëri një bashkim përbërë nga Ante-Group shpk me Ferro Beton & Construction Co shpk . Ky bashkim operatorësh ka fituar një kontratë Rindërtimi përmes Fondit Shqiptar për Zhvillim dhe një tjetër me Bashkinë Tiranë po Rindërtim. Vlera totale është  2 182 717 646 (dy miliard e njëqind e tetëdhjetë e dy milion e shtatëqind e shtatëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e dyzet e gjashtë) Lekë.

Të dy shoqëritë e Bashkimit Operator kanë edhe kontrata të tjera në bashkëpunime me njëra tjetrën dhe operatorë të tjerë. Kështu FerroBeton &Construction Co ka bashkëpunuar edhe me Alesio 14  apo Inerti shpk për ndërtime në Programi i Rindërtimit zona 5 Maji Bashkia Tiranë.

Në vendin e katërt sipas vlerave fituese deri dhjetor 2021, qëndron shoqëria Salillari. Ajo ka siguruar nga Rindërtimi kontraktime me vlerë deri 1 760 388 300 Lekë, Salillari ka fituar me Fondin projekte për rindërtimi në Vorë dhe me Bashkinë Tirane për rindërtime në Kombinat dhe 5 Maji.

G.P.G. COMPANY SHPK është ne vendin e pestë të Bizneseve të përzgjedhura për Kontraktim Programi i Rindërtimit. Me vlerë kontraktimi 1 332 081 367 (një miliard e treqind e tridhjetë e dy milion e tetëdhjetë e një mijë e treqind e gjashtëdhjetë e shtatë) lekë pa TVSH, kjo shoqëri ka kontrata me Fondin për banesa në Krujë, Shijak e Durrës sikurse objekt arsimor, dhe një një rast kontraktime me Bashki për Fondin e Rindërtimit. 

Rikonstruksioni pas tërmetit, Safet Gjici merr pjesën e luanit: 3.7

Link i artikullit : https://politiko.al/e-tjera/shtepite-e-it-safet-gjici-merr-pjesen-e-luanit-37-miliard-per-komp-i453558