Një hulumtim i Open Data Albania mbi fondin e ndihmës ekonomike të alokuar në Shqipëri dhe familjet përfituese nga viti 2000 deri në vitin 2020, kanë treguar se mbështetja sociale e familjeve në nevojë ka pësuar luhatje dhe rënie gjatë këtij 20-vjeçari.

Sipas të dhënave të publikuara nga ODA, viti 2013 ka shënuar vlerën më të lartë të fondit për ndihmën e ekonomike me 4.655 miliardë lekë. Për vitin 2007, fondi i alokuar ka qenë më i ulëti në periudhën 2000-2020, ku qeveria ka dhënë vetë 2.194 miliardë lekë për familjet në nevojë.

Krahasuar me vitin 2000 ku ishin 4.416 miliardë lekë, në vitin 2020 fondi i alokuar ka pësuar një rënie në 3.829 miliardë lekë, nisur edhe nga fakti se në këtë periudhë numri i familjeve të cilat aplikonin për të përfituar ndihmë ekonomike, ishte edhe më i lartë.

Duke marrë në studim shpërndarjen e fondeve të ndihmës ekonomike bazuar në strukturën e familjeve gjatë këtij 20-vjeçari, vihet re se fondi më i lartë iu është alokuar familjeve me 4 pjesëtarë. Duke filluar nga viti 2013, vendin e dytë si përfituese të ndihmës ekonomike e zënë familjet me 5 pjesëtarë, si rezultat i ndryshimit të strukturave familjare për njësitë që kanë të ardhura më të vogla.

Shpërndarja më e vogël e fondeve të ndihmës ekonomike përqendrohet në familjet me 1 pjesëtar nisur nga numri i ulët i këtyre familjeve kundrejt strukturave të tjera si dhe vlerën në total që mund të nevojiten fonde për këtë strukturë të vogël.

Sipas të dhënave, nga 147 497 familje përfituese të ndihmës ekonomike në vend për vitin 2000, vetëm 61 445 familje përfitojnë ndihme ekonomike për vitin 2020. Numri i përfituesve të ndihmës ekonomike ka ardhur në rënie drastike si pasojë e ndryshimeve legjislative duke përjashtuar kategori të caktuara. Viti 2018 shënon numrin më të ulët të familjeve përfituese të ndihmës ekonomike.

Nëse krahasojmë vitin 2020 me 2000 lidhur me vlerën mesatare mujore të shpërndarë për ndihmë ekonomike për çdo familje, vihet re se rritjen më të madhe e kanë përfituar familjet me 6 ose më shumë persona në familje shpjeguar dhe me numrin e lartë të anëtarëve të familjes. Vetëm për vitin 2020, diferenca në lekë duke kaluar nga struktura më e vogël te struktura më e madhe familjare, deri në strukturën me 5 pjesëtar për familje, rritet mesatarisht me 982 lekë me shtimin e një anëtari në strukturën e familjes.

‘Ligji’ kufizoi ndihmën ekonomike/ Skema e familjeve

Link i artikullit: https://politiko.al/e-tjera/ligji-kufizoi-ndihmen-ekonomike-skema-e-familjeve-perfituese-eshte-rrudh-i452714