Buxheti i vitit 2022 planifikon rreth 77 miliardë lekë të alokuara për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shëndetësisë, nga të cilat 49 miliardë lekë i përkasin funksionimit të shëndetësisë bazuar në 4 programe.

Një hulumtim i Open Data Albania mbi nivelin e shpenzimeve publike ndër vite tregon se, nga 4 programet (Shërbimet e kujdesit parësor; Shërbimet e kujdesit dytësor; Shërbimi i shëndetit publik; Shërbimi Kombëtar i Urgjencës), Shëndeti Publik ka marrë vëmendjen më të madhe nga qeveria.

Në buxhetin e vitit 2022, Shëndeti Publik që lidhet edhe me survejancën epidemiologjike dhe sëmundjet infektive, është alokuar një fond prej 6.4 miliardë lekë ose 13% e fondeve të programeve shëndetësore.

Gjatë periudhës së pandemisë Shëndeti Publik ka pasur më shumë ndryshime buxhetore me një rritje 112% nga 2019 në 2022 ose plus 3.3 miliardë lekë. Në vlerë nominale rritjen më të lartë e ka pësuar programi i shërbimit të kujdesit dytësor rreth 8.9 miliardë lekë më shumë brenda katërvjeçarit. Vetëm shërbimi kombëtar i urgjencës ka shënuar rënie të shpenzimeve të planifikuara me rreth 12%.

Në total programet e shëndetësisë kanë pësuar rritje në masën 36% ose plus 12.9 miliardë lekë, kryesisht si rezultat i menaxhimit të efekteve të pandemisë Covid 19.

Shërbimet e kujdesit parësor që përfshin ofrimin e shërbimeve të kujdesit mjekësor bazë si dhe një paketë programesh parandaluese, për vitin 2022 kanë një fond të planifikuar prej afro 8.8 miliardë lekë ose 18% e fondeve të planifikuar për programet e shëndetësisë.

Shërbimet e kujdesit dytësor, që përfshijnë ofrimin e shërbimit spitalor në kohë dhe cilësi, kanë përkatësisht 33.3 miliardë lekë fonde të planifikuara në buxhetin e 2022.

Programi më pak i influencuar, është Shërbimi Kombëtar i Urgjencës që përbën përkatësisht sa 1% e fondeve të programeve të shëndetësisë. Në vitin 2022 janë planifikuar rreth 334 milionë lekë. Ky program synon të zhvillojë shërbimin e urgjencës mjekësore si pjesë  integrale të  sistemit shëndetësor, të sigurojë ofrimin e ndihmës urgjente mjekësore.

Brenda katër viteve fondet e buxhetit të alokuar për ministrinë e shëndetësisë janë rritur 27% ose rreth 16 miliardë lekë. 80% e rritjes së këtyre fondeve ka shkuar për financim shtesë në programet e shëndetësisë. Ritmi i rritjes së fondeve buxhetore për shëndetësi është më i lartë se ritmi i rritjes së shpenzimeve të ministrisë dhe sa dyfishi i rritjes së institucioneve të tjera.

Përkatësisht, brenda katër viteve programet e shëndetësisë kanë pësuar rritje me 36%, ndërsa fondet për ministrinë pësuar rritje me 27%.

Shpenzimet në Shëndetësi/ Kryeson shëndeti publik, më

Link i artikullit: https://politiko.al/e-tjera/shpenzimet-publike-ne-shendetesi-kryeson-shendeti-publik-me-i-paperfills-i452484