Open Data Albania po analizon të dhënat mbi vlerën, sasinë dhe çmimin mesatar të hidroharbureve të importuara dhe eksportuara në vend për periudhën 2013-2021. Burimi i informacionit është INSTAT dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore. Në këtë analizë janë përfshirë lëndët djegëse si nafta, gazi, benzina si dhe vajrat mineral.

Viti 2021 ka shënuar sasinë në ton më të lartë të importuar të hidrokarbureve që prej vitit 2013 me 1 094 621 ton gjithsej të importuar. E kundërta paraqitet për eksportin e hidrokarbureve, ku eksportet kanë pësuar një rënie të ndjeshme duke filluar nga viti 2016. Eksporti në sasi më i lartë gjatë periudhës 2013-2021 është regjistruar në vitin 2013 me 1 286 904 ton. Më tej eksportet si sasi janë përgjysmuar.

Bilanci tregtar i hidrokarbureve në sasi, ka rezultuar me bilanc pozitiv deri në vitin 2016. Duke filluar nga viti 2017, në sasi  hidrokarbure të importuara janë më shumë se të eksportuara.


Burimi: Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Sa i përket ndryshimit në % të peshës së hidrokarbureve të importuara ndër vite, rritja më e madhe të peshës së importeve është shënuar pikërisht në vitin 2021 me 21.2% krahasuar me vitin 2020. Rritja graduale vit pas viti ka filluar të shfaqet nga viti 2018 dhe duke u theksuar në vitet që pasojnë. Ndërkohë ndryshimi në % i peshës së eksporteve ka pësuar rënie dhe rritje duke paraqitur një trend me luhatje të theksuara.


Burimi: Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Sa i përket vlerës së hidroharbureve në lekë të importuar nga Shqipëria, vlera më e lartë e shënuar është regjistruar në vitin 2021 duke arritur vlerën maksimale rreth 100 miliard lekë. Vlera më e ulët e importit të hidroharbureve është shënuar në vitin 2016, duke pësuar luhatje të vogla në vitet në vijim, e ndërsa viti 2021 pëson një dyfishim të menjëhershëm të vlerës së hidroharbureve të importuara. Lidhur me vlerën e eksporteve, viti 2013 ka shënuar vlerën maksimale në lekë me 76.4 miliard lekë. Vlera më e ulët regjistrohet në vitin 2020, duke u pasuar me një rritje të menjëhershme me më shumë se dyfishim të vlerës në vitin 2021. Ndryshe nga sa paraqitet bilanci tregtar i peshës së hidrokarbureve në vend, vlera në lekë e tyre paraqitet në çdo vit negative, duke treguar kështu një çmim shumë më të lartë të importeve të hyra në vend në raport me eksportet që dalin jashtë vendit. Madje ky bilanc tregtar arrin vlerën më të lartë të tij në vitin 2021 me një vlerë prej afro 50 miliard lekësh më shumë importe sesa eksporte të hidrokarbureve në tregtinë e zhvilluar midis vendit tonë dhe vendeve të tjera.

Lidhur me ndryshimin në % të vlerës së importeve të hidrokarbureve, viti 2021 shënon rritjen më të madhe në vlerë historike gjatë dekadës së fundit me afro 98.1% në krahasim me vitin 2020. Në terma absolut, në vitin 2021 është shpenzuar për importin e hidrokarbureve 49.8 miliard lekë më shumë se viti 2020 (afërisht 50% më shumë ) edhe pse shtesa në sasi në 2021 ishte 21.1% në raport me vitin 2020. Në vitin 2021, vihet re gjithashtu një rritje të menjëhershme në % të vlerës së hidrokarbureve të eksportuara nga Shqipëria, ku në terma absolut, përkthehet në një rritje prej 23 miliard lekësh në krahasim me vitin 2020.


Burimi: Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Open Data Albania ka përllogaritur vlerën mesatare të hidroharbureve të importuar dhe eksportuar gjithsej në lekë për kg/njësi/litër. Kjo vlerë përfaqëson çmimin mesatar e përllogaritur nga vlera totale e karbureve të importuar dhe eksportuar, kundrejt peshës së regjistruar për çdo vit të tyre në njësi. Sipas importeve të regjistruara në vend, çmimin mesatar më të lartë të hidroharbureve të regjistruar gjatë periudhës 2013-2021, është shënuar në vitin 2014 me afro 106 lekë për njësi të hidroharbureve naftë, benzinë dhe gaz. Viti 2020 ka shënuar një rritje të çmimit mesatar të hidroharbureve, ndikuar nga rritja e vlerës gjithsej të hidroharbureve në vitin 2021. Për vitin 2021, vlera mesatare e importeve ka shënuar një vlerë të lartë prej 92 lekë për njësi mesatarisht për karburet. Çmime më të ulta të hidroharbureve për njësi për eksportet jashtë vendit paraqiten ndër vite në krahasim me çmimet mesatare të importeve të hidroharbureve. Viti 2021, ashtu si dhe për importet, karburet kanë shënuar një rritje të çmimit të mallrave për eksportet vendase me 66.6 lekë për njësi karbure. Si pasojë e pamundësisë së Shqipërisë në përpunimin e lëndës së parë djegëse, për shkak të mbylljes së rafinerisë së Ballshit si një prej rafinerive më të mëdha në vend, Shqipëria shet (eksporton) naftë të papërpunuar me çmim të ulët, në krahasim me çmimin e karbureve që importohet në vend, çmim i cili pasqyrohet në shportat e konsumatorit vendas duke rritur shpenzimet dhe vështirësuar konsumin.


Burimi: Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Peshën e hidroharbureve, nga Janar 2021 në Janar 2022 është shënuar një rritje prej 4.3% e peshës së importeve, ndërsa në vlerë rritja përkthehet në 40.7%. Vihet re për herë të parë në të dhënat e eksporteve, se është një rritje e vlerës së eksporteve në Janar 2022 në krahasim me Janar 2021 me afro 165.8% ndërsa sasia ka pësuar një rënie. Mbi të gjitha, sipas përllogaritjeve të kryera nga Open Data Albania, çmimi mesatar i karbureve të shitura rezulton 107 lekë për kg/njësi, ndërsa çmimi mesatar i karbureve të blerë është 116.6 lekë për kg/njësi.


Burimi: Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Ky afrim i çmimit për njësi në Import dhe Eksport shtron shumë pikëpyetje në lidhje me sasinë e importuar dhe sasinë e garantuar si rezervë e detyrueshme ligjore në muaj krize.

Shkarko excel: Import dhe Eksport i Lëndëve Djegëse karbure 2013-2021
Komente dhe Analiza : Open Data Albania