Open Data Albania po hulumton mbi Koston e Përballimit të Krizës të ndërmarra nga Qeveria me Akt Normativ për Ndryshimin Buxhetit.

Në datën 12 Mars Qeveria me Akt Normat Normativ ka rritur Shpenzimet Buxhetore me 10 miliard lek ose me 1.8% më shumë seç ishin në planifikimin buxhetor të vitit 2022 Ligji nr. 115 / 2021.

Në tatal në datën 12 mars Qeveria ka rritur Shpenzimet dhe të Ardhurat me dhjetë miliard Lekë. Akti Normativ për ndryshime të Buxhetit të Shtetit nuk parashikon thellim të deficitit buxhetor. Rritja e  shpenzimeve parashikohet të mbulohet me rritje të të ardhurave nga Tatimet dhe Doganat.

Kështu që të garantoj masat antikrizë qeveria ka planifikua të arkëtojë Tatim mbi Vlerën e Shtuar me 7 miliard lek më shumë ose 4.2 % më shumë se dhe ka parashikuar më herët. Ky është një target i lehtë sa kohë që çmimet e eksporteve dhe blerjet në treg të huaj kanë rritje çmimi pasi sa herë rritet çmimi i eksportit rritet edhe fitimi i Qeverisë. Ndërkohë që vende të tjera si Maqedonia Fqinje kanë filluar të aplikojnë TVSH të reduktuar për paketën ushqimore. Tatim Fitimi është gjithashtu parashikuar të rritet me 2 miliard më shumë. Akciza është gjithashtu një taksë që rëndon mbi konsumin dhe Shteti ka planifikuar që në kohë krize të vjelë 2 miliard më shumë lekë se planifikimi fillestar.

Po njësoj Shteti planifikon të arkëtojë më shumë nga të Ardhurat Personale që janë tatimi mbi të ardhurën nga puna, nga qiramarrjet, nga fitimi në shitblerje, dhurim, etj. Planifikimi për rritje nga ana e Qeverisë paraprin inspektimeve të mundshme në formalizmin e kësaj të ardhure. Vetëm nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar mbi Eksportet e Mallrave mes tyre edhe mallra me çmime të rritura nga Kriza Shteti ka arkëtuar në dy muaj 4.7 miliard Lekë. 


Burimi: Akt Normativ Masa 12 Mars
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Akt Normativ Masa 12 Mars
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Akt Normativ Masa 12 Mars
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Akt Normativ Masa 12 Mars
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Në tërësi Qeveria ka planifikuar 10 miliard lek më shumë shpenzime për të përballuar me Masa Krizën, por paradoks është fakti që Qeveria Shqiptare mund të jetë e vetmja qeveri që parashikon të përballoja masat duke rritur të ardhurat mbi konsumin si dhe është e ardhura mbi Tatimin në Vlerën e Shtuar e ardhur e Konsumatorit apo akcizën.

Sipas Dokumentit të Ministrisë së Financave, arkëtimi nga të ardhurat nga Doganat dhe tatimet janë rritur 21.3% krahasuar me të njëjtin vit më parë. Rritje më të thelluar ka marrë tatimi nga Tatimet mbi konsumin janë tatime të cilat rritin vlerën e tyre sa herë që rritet çmimi në eksport dhe kosto e konsumit të vend.

Shiko të dhëna:

Ligji Nr. 115/2021 Për buxhetin e shtetit 2022

Akt Normativ Nr.3, datë 12.03.2022 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin Nr 115/2021 “Për buxhetin e vitit 2022” marrë nga Fletorja Zyrtare Nr 40

Tabela 4 : Treguesit Fiskale Të Buxhetit Të Konsoliduar 2019-2024

Tabela 4 : Treguesit Fiskale Të Buxhetit Akti Normativ Nr.3 datë 12.03.2022

Shkarko excel: Të Ardhura Buxhetore nga Tatimi mbi Konsumin në Kohë Krize Mars 2022
Komente dhe Analiza : Open Data Albania