Në këtë artikull po listojmë historikun në vlerë eksporte dhe importe, që ka Federata Ruse me vendet që po aplikojnë tashmë sanksione tregtare dhe embargo në mënyrë të ndërsjellët. Vendet dhe Tregjet po afektohen nga sanksionet tregtare dhe kjo pritet të japë efektë të mëtejshme në muajt që pasojnë.

Në datën 24 Shkurt 2022 menjëherë pas fillimit të Agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, Këshilli Europian mbajti një mbledhje speciale me sanksione ekonomike kundër Rusisë. Lista e sanksioneve fillon me sanksione në sektorin financiar; të energjisë dhe transportit; eksporteve etj. Në datën 2 mars Këshilli përshkallëzoi duke vendosur edhe për ndalimin e Sistemit SWIFT për transaksione bankare ndërkombëtare të shtatë bankave Ruse. EU i kishte vënë sanksione Rusisë edhe më herët në 2014 e vijimësi, për shkak të aneksimit nga Rusia të Krimesë dhe Sevastopulit.

Përveç vendeve anëtare të Këshillit të Europës edhe vende të tjera u janë bashkuar Sanksioneve. Sikurse kemi vende të cilat janë hezituese në sanksione dhe embargo për Rusinë.

Ndërkohë edhe vetë Rusia në reagim të pozicionimit të vendeve, ka njoftuar dhe shpallur një listë me Shtete jo miqësore, ndaj të cilave Rusia ka vendosur sanksione dhe ndalesa sa i takon shkëmbimeve tregtare për një grup produktesh.

Ekipi Open Data Albania ka hartuar një listë me vende tashmë aplikuese të sanksioneve të njëanshme apo ndërsjella tregtare, dhe ka evidentuar duke renditur edhe se sa peshë ka secili nga këto vende kundrejt totalit të tregtisë së jashtme të Federatës Ruse konkretisht në Eksporte dhe Importe.

Në bazë të analizës, rezulton se eksportet e Rusisë drejt këtyre vendeve kanë kapur vlerën 55.3%  të totalit Eksporte Ruse për vitin 2021. Pra, 55.3 % e totalit të eksporteve të Rusisë ka shkuar drejt vendeve të cilësuara tashmë vende jo miqësore dhe me sanksione  të ndërsjella.  Deri tani pothuaj çdo ditë shtohen artikujt dhe grup mallrat nën sanksion. Por duhet theksuar që sanksionet nuk janë për në asnjë rast për të gjitha grup mallrat.

Në rastin e vendit tonë jemi në listën e vendeve që kemi njoftua sanksione sikurse në listën e vendeve që Federata Ruse ka shpallur statusin jomiqësore. Vendi ynë importoi nga Rusia në vitin e fundit 2021 një total mallrash në vlerën 132.5 milion USD. Ndërsa  eksportet tona drejt Federatës Ruse llogariten në vlerën 16.86 milion USD.

Vendi me më shumë total eksporte nga Federata Ruse , pra destinacioni i Eksporteve Ruse është Holanda me 8.58 % të total Eksporte Ruse, Pasuar nga Gjermania. Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe SHBA.

Kur marrim në analizë importet drejt Rusisë, rezulton se për vitin 2021,  janë total 50.7% e importeve të Rusisë me Origjinë vende tashmë jo miqësore dhe nën sanksione të ndërsjella.

Gjermania është vendi kryesor,  i Origjinës për Importet që bën Federata Ruse (sipas indikator 2021) ndër vendet me sanksione të ndërsjella. Pas Gjermanisë, vjen SHBA, Koreja e Jugut, Franca dhe Italia.

Me shtesa të sanksioneve të reja pothuajse çdo ditë, situata mund të shkojë edhe në një bllokim total të tregtisë midis këtyre vendeve. Nëse flasim për raportin në shkëmbime tregtare Federata Ruse, tregu i vendeve me sanksione dhe tregu për vende jo nën sanksione është në nivele deri diku të barabarta.


Burimi: Qendra e Tregtisë Ndërkombëtare, Qeveria Ruse
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Qendra e Tregtisë Ndërkombëtare, Qeveria Ruse
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Për tu njohur me Sanksione dhe Embargo të Këshillit ndaj Rusisë kliko: Link

Për tu njohur me Listën e vendeve të shpallura jo miqësore, dhe të njoftuara për sanksione dhe embargo të mallrave nga Federata Ruse lexo Listën e Moskës Zyrtare.

Shkarko excel: Shkëmbimi Tregtar, Import Eksporte të Federatës Ruse me vendet që aplikojnë Sanksione
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha