Megjithëse pushim zyrtar, me analist të Open Data Albania mbyllëm sot dy artikuj me informacion “të hidhur” për realitetin Shqiptar,
1 . për tatimin mbi konsumin dhe bukën
2. mbi pensionet mesatare ne vend.
në finale:
1. shteti shqiptar taton bukën dhe shportën me 20% TVSH, kjo më shumë se Finlanda i cila renditet me normë më të lartë të diferencuar 14 % në ushqime, vijojmë me Greqinë normë 13 %, Suedia 12 %, Austria Ceki, Sllovaki, Slloveni, përkatësisht 10 %, Bullgaria 9 %; Holandë 9 %; Gjermani 7 %; Portugali 6 %; Kroacia 5 %; Qipro 5 %; Letonia 5 %; Hungari 5 %; Polonia 5 %; Rumania 5 %; Spanja 4 %; Itali 4 %; Luksemburg 3 %, Francë 2 %. Vende si: Belgjikë, Irlandë dhe Maltë aplikojnë normën zero % në artikuj bazë. Në çdo 5 rriska bukë për të varfrit, 1 rriskë e ha Taksimi. asnjë vend i Ballkanit Perëndimor, nuk taton konsumin kaq rëndë, i Evropës gjithashtu
2. Janë 85% e Pensionistëve në vend me pension më pak se 123 euro në Muaj (ose thënë më thjesht janë 576 000 mijë Pensionist me më pak se 15 mijë lek pension nga totali 673 542 Pensionistë. Dhe më e shëmtuara shteti ynë ka edhe pensione familjare mesatarja 7872 lek në qytet dhe 3443 lekë në fshat. Nëse Protesta do të kishte detyruar qeverinë të pranonte me Akt Ligjor minimum jetik prej 17 mijë lekësh, të gjitha këto pensione duhet të ishin rritur automatikisht si detyrim ligjor për minimum jetik. Çfarë hanë këta njerëz.

Linku i Artikullit: https://www.faktor.al/2022/03/22/open-data-albania-ben-analizen-dhe-zbulon-qeveria-taton-buken-20-me-shume-se-finlanda-14-se-greqia-13/