Open Data Albania po hulumton sa i kushton një pensionist Institutit të Sigurimeve Shoqërore çdo muaj, dhe për rrjedhojë edhe sa i ka të ardhurat mesatare mujore çdo pensionist i Republikës së Shqipërisë. Të dhënat për këtë analizë janë marrë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Në harkun kohor të viteve 2012-2021 sipas ISSH numri i pensionistëve në RSH ka ardhur çdo vit në rritje. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 në Shqipëri numërohen 668 890 pensionistë, shifër kjo 1.2 herë më e lartë se ajo e vitit 2012. Ajo që vihet re gjatë këtij dhjetë vjeçari është që numri i pensionistëve urbanë (rezident në qytete) shkon në përpjesëtim të zhdrejtë me ato ruralë (banorë në fshat). Nëse numri i pensionistëve urbanë rritet mesatarisht 4 % çdo vit, ai i pensionistëve rurale është në rënie me rreth 4% çdo vit.


Burimi:Instituti i Sigurimeve Shoqërore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi:Instituti i Sigurimeve Shoqërore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Në qytet (pensione urbane) pensioni mesatar  i pleqërisë është 14 974 Lekë; Pensioni mesatar për Invalid është 13 092 Lekë dhe pensioni familjar mesatar është 6722 Lekë.

Ndërsa një pensionit rural në të njëjtat vite ka marrë mesatarisht 8,410 lekë pension pleqërie, 6,659 lekë pension invaliditeti dhe 2,884 pension familjar.

Masa mesatare mujore e pensionit të pleqërisë për vitin 2020 ka pësuar një rënie me rreth 3% krahasuar me atë të një viti më parë. Ajo që kuptojmë është që pensioni mesatar si për pensione Urbane dhe për Pensione Rurale është ulur nga viti në vit me 3% në rastin e pensionit të pleqërisë në qytet mesatarja është 522 lekë më pak se një vit më parë.


Burimi:Instituti i Sigurimeve Shoqërore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi:Instituti i Sigurimeve Shoqërore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Të ardhurat e një pensionisti përbëhen nga: pensioni (pleqërie, invaliditeti, familjar), kompensimi për energjinë elektrike, kompensimi për bukën, kompensimi për ngarkesë, kompensim për të ardhurat minimale të pensionistëve (VKM 401, dt. 21.06.2006) dhe kompensimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike (VKM 565, dt. 09.08.2006). Në periudhën mars, prill dhe maj 2022, pensionistët me pension nën 15 mijë lekë do të përfitojë edhe 3mijw lek në muaj si paketë për përballimin e krizës.

Këto të ardhura në vitet 2015-2020 kanë qenë si më poshtë:


Burimi:Instituti i Sigurimeve Shoqërore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi:Instituti i Sigurimeve Shoqërore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi:Instituti i Sigurimeve Shoqërore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi:Instituti i Sigurimeve Shoqërore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Open Data Albania me të dhëna raportuar nga ISSH mbi shumën mesatare të shpenzuar për pensione çdo vit dhe numrin total të pensionistëve të çdo kategorie në Republikën e Shqipërisë ka llogaritur indikatorin Kosto Mesatare Mujore e një Pensionisti për vitet 2012-2021.


Burimi:Instituti i Sigurimeve Shoqërore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Në vitin 2021 një pensionist ka përfituar nga skema e ISSH mesatarisht 13,981 lekë çdo muaj, ndërkohë që dhjetë vjet më parë përfitonte 10,773 lekë çdo muaj. Pra, në harkun kohor të dhjetë viteve një pensionisti në Republikën e Shqipërisë i janë rritur të ardhurat në mesatare me 3 208 lekë.

Gjatë prezantimit zyrtar të Paketës së Rezistencës Sociale Qeveria Shqiptar artikuloi se numri i përfituesve të ndihmës 3 mijë lekë në muaj pensionist me më pak se 15 mijë lekë pension ujor është 576 mijë qytetar nga total 673 542 pensionist që përftojnë indeksim. Pra janë mbi gjysmë milion pensionist ose 85% përqid e pensionistëve shqiptarë që marrin më pak se 15 mijë lekë në muaj apo më pak se 123 euro në muaj. Ndërkohë kontributi i detyrueshëm për efekt sigurimi shoqëror pra skema e pensioneve për çdo të punësuar në Shqipëri është 23.6% . Ku kontribut paguhet edhe për pagat minimale dhe nuk arkëtohet vetëm për vlerën mbi pagën tavan për efekt sigurimesh shoqërore. Paga tavan është 4.4 herë më shumë se paga minimale. Nëse Shteti Shqiptarë do të njohë dhe miratojë me Ligj një minimum jetik mbi 17 mijë lekë për frymë sa edhe ka propozuar Institucioni i Avokatit të Popullit, autoritetet do të duhet të rishikojnë edhe masën e përfitimit për Pensionistë dhe Individ apo Familje nën ndihmë ekonomike.

Shkarko excel: Pensioni Mesatar dhe numri i pensionistëve në Qytet dhe në Fshat, 2012-2021
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Griselda Rruci