Open Data Albania po hulumton mbi fonde dhe shpenzime elektorale të fushatës zgjedhore 2015 për subjektin elektoral Partia Demokratike PD. Në këtë fushatën për zgjedhjet vendore, PD ka arritur të siguroi një fond prej 81.1 milion Lekë. Në raportin financiar të dorëzuar, PD deklaron të ketë shpenzuar vetëm 78.8 milion lekë, duke shënuar kështu për herë të parë një tepricë fondesh prej 2 milion lekë.
Burimi:http://cec.org.al/sq-al/Zgjedhjet/Zgjedhjet-Vendore/Zgjedhjet-2015/Raportet-e-Auditimit-p%C3%ABr-Subjektet-Zgjedhore
Perpunimi dhe analiza: Open Data Albania
Burimi:http://cec.org.al/sq-al/Zgjedhjet/Zgjedhjet-Vendore/Zgjedhjet-2015/Raportet-e-Auditimit-p%C3%ABr-Subjektet-Zgjedhore
Perpunimi dhe analiza: Open Data Albania
Partia Demokratike ka përfituar nga Buxheti i Shtetit 87.6 % të totalit të fondit të saj zgjedhor. Pjesa prej 12.4% e totalit apo 10 milion lekë është siguruar nga burimet e veta të partisë. Në këtë fushatë Zgjedhore Partia Demokratike nuk ka deklaruar fonde nga Donator Privat.
Burimi:http://cec.org.al/sq-al/Zgjedhjet/Zgjedhjet-Vendore/Zgjedhjet-2015/Raportet-e-Auditimit-p%C3%ABr-Subjektet-Zgjedhore
Perpunimi dhe analiza: Open Data Albania
Krahasuar me fushatat e tjera zgjedhore, PD ka siguruar 43 % më pak fonde nga fushata e shkuar e Zgjedhjeve Vendore 2011, ndërkohë nga Zgjedhjet për Kuvend të vitit 2013 ka 10 % më shumë Fonde të vëna në Dispozicion të Fushatës.
Burimi:http://cec.org.al/sq-al/Zgjedhjet/Zgjedhjet-Vendore/Zgjedhjet-2015/Raportet-e-Auditimit-p%C3%ABr-Subjektet-Zgjedhore
Perpunimi dhe analiza: Open Data Albania
Ndërkohë në kontekstin e shpenzimeve Partia Demokratike ka shpenzuar më pak nga të gjitha fushatat e tjera Elektorale që prej vitit 2009. Diferencën më të thellë e ka me zgjedhjet e shkuara Vendore, ku ka 57 % më pak shpenzime në fushatën 2015.
Burimi:http://cec.org.al/sq-al/Zgjedhjet/Zgjedhjet-Vendore/Zgjedhjet-2015/Raportet-e-Auditimit-p%C3%ABr-Subjektet-Zgjedhore
Perpunimi dhe analiza: Open Data Albania
Të dhënat janë sipas vetë deklarimit dhe llogarive kontabël të dorëzuara për auditim pranë Ekspertit Kontabël të emëruar me short nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në fushatën zgjedhore 2015 nuk pati monitorim investigues të shpenzimeve të subjekteve elektorale në terren.
Shkarko excel: Partia Demokratike, Fonde dhe Shpenzime Elektorale Fushata për Zgjedhje Vendore 2015Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Olta BEGU