Open Data Albania po hulumton mbi të ardhura dhe shpenzime të Fushatës Zgjedhore 2017 të subjektit elektoral Partia Socialiste. Të dhënat janë sipas raporteve të auditimit ligjor, me ekspert të pavarur. Raporti final i auditimit sjell informacion më të plotë dhe mirë organizuar për shpenzime dhe të ardhura. Auditimet ligjore realizohen nga Ekspert të Pavarur pjesë e regjistrit publik të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar  IEKA. Këto auditime bazohen në kërkesa të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë Ligji nr 10019, datë 29. 12. 2008 i ndryshuar dhe Ligjit “Për Partitë Politike”, Ligj nr 8580, datë 17. 02. 2000 i përditësuar.  Në këtë fushatë zgjedhore paritë politike, subjekt zgjedhor, kanë pasur detyrim të bëjnë deklarime dhe auditim të financës së shpenzimeve zgjedhore për një periudhë kohore që fillon me datën e shpalljes së zgjedhjeve. Në rastin e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 qershorit, datë e tillë është konsideruar data 5 dhjetor 2016.
Partia Socialiste ka bërë deklarim me të ardhura dhe shpenzime, konkretisht të ardhura në vlerën 93 882 849 Lekë dhe shpenzime në vlerën  100 884 855 Lekë. Në secilin rast si për të ardhurat edhe për shpenzimet janë konsideruar jo vetëm ato të realizuara kundrejt vlerës monetare, por edhe ato në natyrë.  Të ardhura apo shpenzime në natyrë kanë të bëjnë me shërbime të ofruara pa pagesë por për të cilat është bërë pranim nga pala përfituese. 
Të ardhurat e kësaj partie, bazuar në dokumentin e auditimit kontabël  janë në total 93 882 849 Lekë.  Këto të ardhura përbëhen nga: fond nga buxheti i shtetit; fonde të vetë partisë; nga donator të fushatës.
Struktura e të ardhurave të PS, fushata 2017 (data 5 dhjetor deri 25 qershor 2017) në Lekë
Komentet dhe Analiza: ODA
Komentet dhe Analiza: ODA
Partia Socialiste deklaron se ka marrë nga Buxheti i Shtetit vlerën totale prej 28 044 942 Lekë. Nga fonde të saj PS ka vënë në funksion të fushatës vlerën 56 624 633 Lekë ndërsa nga donatorët për fushatën periudha 30 ditë përpara datës së zgjedhjeve, është siguruar vlera 9 213 274 Lekë.

Tek fonde të krijuara nga vetë partia janë kategorizuar të ardhura nga Kuota e Anëtarësisë duke kategorizuar sipas mënyrës se si është bërë pagesa drejtpërdrejt në llogarinë e asamblesë Socialiste të Bashkive ku vlera e arkëtuar është 22 373 758 Lekë apo kuota anëtarësie të derdhura tek selia qendrore përpara fushatës me vlerën 15 800 000 Lekë. Janë konsideruar të ardhura të partisë vënë në dispozicion të fushatës edhe donacionet e bëra në harkun kohorë 5 dhjetor deri 25 maj. Këto donacione rezultojnë si donacione të vitit dhe nuk janë cilësuar si të fushatës sa kohë që janë bërë përpara datës së fillimit të periudhës 30 ditore përpara zgjedhjeve. PS ka arkëtuar 14 milion Lekë nga katërmbëdhjetë donator të cilët kanë nënshkruar edhe dokumentin për parandalim të konfliktit të interesit.

Fonde të  krijuara nga vetë partia, fushata 2017 PS (në Lekë)
Komentet dhe Analiza: ODA
Komentet dhe Analiza: ODA
Donator jo të fushatës, donacione të vitit për vlera mbi 100 000 Lekë vënë në dispozicion të fushatës
* Të ardhurat nga këto donacione konsiderohen të vitit, pasi janë bërë përpara datës së fillimit zyrtar të fushatës.
Komentet dhe Analiza: ODA
Komentet dhe Analiza: ODA
Ndërkohë të ardhura nga Donacione për fushatën PS deklaron në total vlerën prej 9 213 274 Lekë. Këto ndahen në donacione në mjete monetar (para) dhe donacione në natyrë që janë dhurata të bëra duke ofruar një mall apo shërbim jo kundrejt një pagese. Konkretisht donacione në Lekë janë në vlerën 5 102 000 Lekë dhe donacione në natyrë janë në vlerën 4 111 274 Lekë.
Të ardhura nga Donatorët për fushatë (në Lekë)
Komentet dhe Analiza: ODA
Nga donacionet në natyrë peshën më të madhe e mbajnë ofrimi i ambienteve për zyra elektorale në territorin e bashkisë tiranë dhe bashkive të tjera. Në tiranë dhurimet për ambiente në përdorim si zyra elektorale janë përllogaritur dhe deklaruar në vlerën prej 1 556 000 Lekë.
Donacione të Fushatës në Natyrë  (jo instruement financiar) sipas Llojit (në Lekë)
Komentet dhe Analiza: ODA
Shpenzimet totale të përllogaritura dhe audituara për Partinë Socialiste janë në vlerën 100 884 855 Lekë. Këto deklarohen si shpenzime të paguara brenda periudhës nën raportim dhe si shpenzime të papaguara brenda periudhës nën raportim. 
Komentet dhe Analiza: ODA
Në fakt si i papaguar rezulton një detyrim me faturë për reklamë televizive në Top Channel. Ndryshe nga partitë e tjera, PS nuk ka deklaruar dhurime në natyrë nga subjekte mediatike.
Komentet dhe Analiza: ODA
Tek shpenzimet e paguara gjatë periudhës nën raportim PS ka deklaruar disa zëra si Reklama dhe Spote Televizive; Evente të hapjes dhe mbylljes së Fushatës; Flamuj, bluza dhe byzylykë; konsulenca; qira salle dhe zyra elektorale dhe shpenzime administrative. Tek Shpenzime administrative janë përfshirë edhe transporti, qira të makinave, tatime, dieta dhe telefoni.
Komentet dhe Analiza: ODA
Tek zëri shpenzime për reklama televizive, partia socialiste ka deklaruar transaksione dhe pagesa për tetë subjekte mediatike. Më i paguari mbetet po Top Channel me 15 164 890 Lekë (të paguara dhe detyrime apo të papaguara në përfundim të periudhës nën raportim)
Komentet dhe Analiza: ODA
Partitë kanë deklaruar edhe shpenzime për Konsulencë gjatë fushatës. Këto shpenzime janë kryer në bazë të kontratave me dy kompani, konkretisht Ballard Partners me pagesa në vlerën 14 253 000 Lekë dhe Synclab LLC me 2 012 250 Lekë.
Komentet dhe Analiza: ODA
Partia Socialiste nuk ka ndryshim mes vlerave që ka raportuar online pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si raportim financiar i detyruar me ligj (Paketa Ligjore me ndryshime në maj 2017) dhe vlerave të raportuara dhe audituara në raportin kontabël të ekspertit IEKA.
Strukturën për Të Ardhura dhe Shpenzime për subjekte të tjera elektorale mund ta gjeni në rubrikën Shpenzime Elektorale 2017 portali Open Data Albania. Po në këtë portal mund të gjeni të dhëna për strukturën e shpenzimeve dhe të ardhurave të kësaj partie në fushata zgjedhore të mëparshme, konkretisht Fushata 2015; Fushata 2013; Fushata 2011 dhe Fushata 2009.