Open Data Albania po vizualizon rezultatet zgjedhore sipas mandateve dhe numrit të votave për Partitë Politike në Zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare 2021, 2009, 2013 dhe 2017.

  • Në procesin që sapo përfundoi u konfirmua fituese Partia Socialiste me 74 mandate. PS mori një numër votash prej 768 250 Vota, që përbëjnë 48.68% të totalit vota të vlefshme.
  • Mesatarja Total Vota PS me Numër Mandatesh PS Rezulton 10 381 vota për deputet.
  • Ndarja e Mandateve të PS në qarqe është: Tirana 18; Durrës 8; Fier 9; Korçë 6; Vlora 8; Elbasani 8; Berati 5; Kukës 1; Shkodër 3; Lezha 3; Dibër 2’ Gjirokastër 3.
  • Krahasuar me Zgjedhjet 2017 PS ka marrë 4459 Vota më shumë dhe ka ruajtur të njëjtin numër mandatesh.
  • Partia Demokratike ka hyr ënë garë në listë të vetme me Aleatët njohur si PD dhe Aleanca për Ndryshim.  Kështu sëbashku kanë marrë 622 267 Vota. Përkthyer në mandate deputeti janë 59. Në total PD dhe AN ka marrë 39.49%.
  • Ndarja e Mandateve të PS në qarqe është: Tirana 15; Durrës 6; Fier 6; Korçë 5; Vlora 4; Elbasani 6; Berati 2; Kukës 2; Shkodër 5; Lezha 4; Didër 3; Gjirokastër 1.
  • Mesatarja e Votave për deputet është 10 547.
  • Partia Social Demokrate me Kryetar z. Tom Doshi ka marrë në këtë proces zgjedhor 35 467 Vota. Përkthyer kjo në 3 mandate dy në Shkodër dhe një në Tiranë. Në përqindje kundrejt totalit janë 2.5% e votave rang Kombëtar. Mesatarja e votave për deputet është 11 822 Vota.
  • Lëvizja Socialiste për Integrim në Zgjedhje 2021 ka shënuar 107 533 Vota që janë 6.81% e totalit të votave në rang kombëtar dhe japin vetëm 4 deputet n 3
  • Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë në zgjedhjet e datës 25 Prill 107 533 Vota që përbëjnë 6.81% të votuesve përkthyer në mandate janë 4 Deputet në 3 qarqe. LSI ka pësuar rënie në numër votuesish dhe në mandate. Mesatarja e votave për deputet tek LSI është 26 883 Vota.

Në 2009 mandatet mes partive u ndanë në:  Partia Socialiste fitoi 65 Mandate; Partia Demokratike fitoi 68 Mandate; Partia Lëvizja Socialiste për Integrim fitoi 4 mandate; Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 1 mandat; Partia Republikane 1 mandat;  Partia për Drejtësi dhe Integrim PDI 1.

Partitë ishin të grupuara në katër koalicione zgjedhore: Koalicioni Aleanca e Ndryshimit kryesuese PD me 70 mandate; Aleanca Poli i Lirisë e cila nuk mori asnjë mandat; Koalicioni Aleanca Socialiste për Integrim ku veç LSI merrte pjesë edhe Partia Socialiste e Vërtetë, koalicion me 4 mandate të LSI, dhe Koalicioni Bashkimi për Ndryshim drejtuar nga PS, koalicion që siguroi në total 66 deputet. Pragu elektoral prej 5% të votave ishte kusht për koalicionet dhe 9.87% e votave të vlefshme nuk shënuan mandat deputeti.

Në procesin Zgjedhor 2013 kemi Rotacion Politik ku mazhoranca ndryshon nga Partia Demokratike tek Partia Socialiste. Rotacioni nuk afekton partinë Lëvizja Socialiste për Integrim e cila bëhet aleate me Partinë Socialiste për bashkëqeverisje. Rezultati zgjedhor në 2013 shënon Partia Socialiste 65 deputet; Partia Demokratike 50; Partia Lëvizja Socialiste për integrim merr 16 deputet; Partia Drejtësi për Integrim fiton 4 mandate, Partia Republikane 3 dhe partitë Bashkimi për të Drejtat e njeriut dhe Partia Kristjan Demokrate e Shqipërisë nga një mandat deputeti secila. Në këto Zgjedhje partitë u renditën në dy koalicione Aleanca për Shqipërinë Europiane drejtuar nga PS ku bënte pjesë edhe LSI; PBDNJ; PKDSH dhe Aleanca për Punësim Mirëqenie dhe Integrim drejtuar nga PD.

Në Zgjedhje 2017 Partia Socialiste fitoi e vetme 74 mandate; Partia Demokratike fitoi 43 deputet; Lëvizja Socialiste për Integrim fitoi 19 deputet; Partia Drejtësi Unitet Integrim 3 deputet dhe Partia Social Demokrate e Tom Doshit fitoi një deputet. Shumë parti të vogla u rrudhën në rezultatin e tyre.

Në Zgjedhje 2021 Partia Socialiste fitoi e vetme 74 mandate; Partia Demokratike e cila hyri në zgjedhje bashkë me aleatët në një listë te vetme si Partia Demokratike “Aleanca për Ndryshim” mori 59 deputet; Lëvizja Socialiste për Integrim fitoi 4 deputet dhe Partia Social Demokrate e Tom Doshit fitoi 3 deputet. Në këto zgjedhje kemi dhe një rritje të numrit të votave të pavlefshme nga proceset e mëparshme të cilat shkojnë në shifrat e 5% ose 83028 vota. Në këtë proces zgjedhor u aplikua sistem zgjedhor Proporcional Rajonal me nivel Qarku dhe me prag kombëtar prej 1 %.

Nëse shohim dinamikën e ndryshimit të numrit të mandateve për tre Partitë Parlamentare PS, PD dhe LSI na rezulton që PS kanë shënuar një rritje të vogël në numër votash por të konvertuar në të njëjtin nr mandatesh 74,  PD/AN ka shënuar rritje dhe LSI është tkurrur në krahasim me zgjedhjet e 2013 dhe në zgjedhjet e 2017.

Shkarko excel: Rezultate Zgjedhore Ndarja e Mandateve për Deputet procese 2021, 2017, 2013 dhe 2009
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Aranita Brahaj