Open Data Albania po vizualizon rezultatet zgjedhore sipas mandateve dhe numrit të votave për Partitë Politike në Zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare 2009, 2013 dhe 2017. Në procesin e vitit 2009 Partia Demokratike ishte mazhorancë, ndërsa në dy proceset e tjera 2013 dhe 2017 në mazhorancë është Partia Socialiste.

Në 2009 mandatet mes partive u ndanë në:  Partia Socialiste fitoi 65 Mandate; Partia Demokratike fitoi 68 Mandate; Partia Lëvizja Socialiste për Integrim fitoi 4 mandate; Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 1 mandat; Partia Republikane 1 mandat;  Partia për Drejtësi dhe Integrim PDI 1.

Partitë ishin të grupuara në katër koalicione zgjedhore: Koalicioni Aleanca e Ndryshimit kryesuese PD me 70 mandate; Aleanca Poli i Lirisë e cila nuk mori asnjë mandat; Koalicioni Aleanca Socialiste për Integrim ku veç LSI merrte pjesë edhe Partia Socialiste e Vërtetë, koalicion me 4 mandate të LSI, dhe Koalicioni Bashkimi për Ndryshim drejtuar nga PS, koalicion që siguroi në total 66 deputet. Pragu elektoral prej 5% të votave ishte kusht për koalicionet dhe 9.87% e votave të vlefshme nuk shënuan mandat deputeti.


Të dhënat: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Të dhënat: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Në procesin Zgjedhor 2013 kemi Rotacion Politik ku mazhoranca ndryshon nga Partia Demokratike tek Partia Socialiste. Rotacioni nuk afekton partinë Lëvizja Socialiste për Integrim e cila bëhet aleate me Partinë Socialiste për bashkëqeverisje. Rezultati zgjedhor në 2013 shënon Partia Socialiste 65 deputet; Partia Demokratike 50; Partia Lëvizja Socialiste për integrim merr 16 deputet; Partia Drejtësi për Integrim fiton 4 mandate, Partia Republikane 3 dhe partitë Bashkimi për të Drejtat e njeriut dhe Partia Kristjan Demokrate e Shqipërisë nga një mandat deputeti secila. Në këto Zgjedhje partitë u renditën në dy koalicione Aleanca për Shqipërinë Europiane drejtuar nga PS ku bënte pjesë edhe LSI; PBDNJ; PKDSH dhe Aleanca për Punësim Mirëqenie dhe Integrim drejtuar nga PD.


Të dhënat: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Të dhënat: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Në Zgjedhje 2017 Partia Socialiste fitoi e vetme 74 mandate; Partia Demokratike fitoi 43 deputet; Lëvizja Socialiste për Integrim fitoi 19 deputet; Partia Drejtësi Unitet Integrim 3 deputet dhe Partia Social Demokrate e Tom Doshit fitoi një deputet. Shumë parti të vogla u rrudhën në rezultatin e tyre.


Të dhënat: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Të dhënat: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Nëse shohim dinamikën e ndryshimit të numrit të mandateve për tre Partitë Parlamentare PS, PD dhe LSI na rezulton që LSI dhe PS kanë shënuar rritje ndërsa PD është tkurrur në zgjedhjet e 2013 (rotacioni) dhe në zgjedhjet e 2017 (mandati i dytë).


Të dhënat: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Të dhënat: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Të dhënat: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Të dhënat: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Në procesin zgjedhor 2021, në vend do të aplikohet një sistem zgjedhor Proporcional Rajonal me nivel Qarku dhe me prag kombëtar prej 1 %. Në tre proceset nën analizë sistemi i përdorur është Proporcional Rajonal me Lista të mbyllura.

Shkarko excel: Rezultate Zgjedhore Ndarja e Mandateve për Deputet procese 2009, 2013 dhe 2017
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Aranita Brahaj