Open Data Albania po hulumton disa indikator Të infektimit dhe rrezikshmërisë apo vdekshmërisë nga Sars-Covid 19. Treguesi kryesor që do shërbejë si bazë krahasimi ndërmjet vendeve është vdekshmëria nga Covid 19. Ky tregues matet si Raport i numrit të vdekjeve të konfirmuar nga Covid 19 me numrin e rasteve të konfirmuar me Covid 19. Të dhënat për këtë artikull janë marrë nga platforma Our World in Data dhe pasqyrojnë situatën deri në javën e parë të muajit Prill 2022. Duhet sqaruar se analiza e këtij artikulli mbështetet në të dhënat zyrtare të konfirmuara dhe raportuara. Jo të gjitha rastet e infektimeve kanë një konfirmim laboratorik; testimi është ai që bën dallimin midis numrit të rasteve të konfirmuara dhe atyre reale. Për shkak të testimeve të kufizuara, numri i rasteve të konfirmuara është më i ulët se numri i vërtetë i infeksioneve. Kjo thellohet në disa vende që nuk kanë performuar mirë me testimet sidomos në muajt e parë të pandemisë.
Rreth 495 milionë banorë ose 6% e popullatës janë konfirmuar të prekur nga Covid 19 në rang botëror. Sipas raportimeve për shkallen e përhapjes, Amerika e Veriut dhe Europa rezultojnë ndër kontinentet më të prekura, me 26% dhe 24% të popullatës të konfirmuar me Covid 19.
Burimi: OWID 2022, 7 Prill
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: OWID 2022, 7 Prill
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Në shkallë botërore konfirmohen se rreth 6.17 milionë banorë kanë humbur jetën nga sëmundja Covid 19, ku 1.8 milionë janë popullatë europiane. Kontinenti me shkallë fataliteti më të lartë rezulton Amerika e Jugut ku vdekshmëria nga Covid 19 përllogaritet rreth 2.3%, e rasteve të prekura, pasohet nga Afrika me 2.2%, Amerika e Veriut 1.5%. Sipas raportimeve mbi rastet e konfirmuara në Europë, shkalla mesatare e vdekshmërisë nga Covid 19 përllogaritet rreth 1%, ndërsa në rang botëror fataliteti rezulton më i lartë, rreth 1.2%.
Shqipëria rezulton me shkallë më të lartë vdekshmërie nga Covid 19 se mesatarja europiane dhe mesatarja botërore, përkatësisht 1.3%.Dhe kjo bazuar vetëm në statistikat zyrtare të cilat kanë konsideruar të vdekur me Covid vetëm pacientë që vdesin në spitalet Covid dhe gjatë kohës që janë pozitiv.Në Shqipëri janë konfirmuar 3 492 (tre mijë e katërqind e nëntëdhjetë e dy) vdekje nga Covid 19 nga 274,055 (dyqind e shtatëdhjetë e katër mijë) raste të konfirmuar me Covid 19.
10% e popullsisë në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht e prekur me Covid 19.
Vendet me shkallë më të lartë vdekshmërie nga Covid 19 në kontinentin Europian janë vendet e Ballkanit.
Bosnjë Hercegovina rezulton me vdekshmërinë më të lartë në Europë rreth 4.2%, pasohet nga vende të Ballkanit si Bullgaria me 3.2%, Maqedonia 3%.
Burimi: OWID 2022, 7 Prill
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Në vende fqinje rezulton Mali i Zi me përhapjen më të lartë të infektimeve, rreth 38 % e popullsisë është konfirmuar me Covid 19. Pasohet nga Greqia me 29% të numrit të popullsisë konfirmuar, Kroacia 27%, Italia 25%, Rumania 15%, Kosova 12%, Bosnje Hercegovina 11%, Maqedonia 11%, Shqipëria rreth 10 % dhe e fundit në rajon është Serbia me 3% të prekur. Pavarësisht agresivitetit të infeksionit dhe pasojave që solli, shkalla e prekjes në rang botëror luhatet në nivele të ulëta, duke mos kaluar 6% të popullatës së prekur. Ndërsa në rang kontinenti raportohet prekje në nivele më të larta rreth 25% pra 1 në 4 banorë europianë është konfirmuar të paktën 1 herë i prekur nga koronavirusi.
Burimi: OWID 2022, 7 Prill
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: OWID 2022, 7 Prill
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Edhe pse përhapja e pandemisë rezulton më e lartë në vendet fqinje se në Shqipëri, si psh Mal i Zi, Italia, Spanjë, Greqi, këto vende rezultojnë me shkallë vdekshmërie më të ulët se në Shqipëri, përkatësisht Mal i Zi me 1.2%, Italia 1.1%, Spanja dhe Greqia me nga 0.9%.
Po njësoj në vlerësimin e vdekshmërisë nga Covid 19 për çdo 100 000 mijë banorë rezulton se vende të Ballkanit janë më të dëmtuara se mesatarja e Vendeve Europiane.
Burimi: OWID 2022, 7 Prill
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Sipas raportimeve, Shqipëria rezulton ndër vende me përhapje jo shumë të lartë, 10% e popullatës, por me vdekshmëri (1.3%) relativisht të lartë krahasuar me vendet fqinje europiane dhe me mesatare botërore.
Shkarko excel: Vdekshmëria nga Sars Covid 19, Shqipëria, Vende Rajonit dhe BotësKomente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Blerina Gjaci