Open Data Albania po hulumton mbi numrin e Organizatave Jo Fitimprurëse që veprojnë në vend. Sipas Ligjit Nr. 8788, Datë 7.5.2001, Jo-Fitimprurëse është një shoqatë, fondacion apo qendër, që ushtron veprimtarinë në mënyrë të pavarur nga organet dhe interesat shtetërore. E drejta e themelimit të një organizate jofitimprurëse i takon çdo personi fizik ose juridik, vendas ose i huaj. Organizatat jofitimprurëse pas themelimit, duhet të regjistrohen në gjykatë në përputhje me kushtet dhe procedurat e parashikuara me ligj, që të fitojnë personalitetin juridik.

Në këtë artikull, Open Data Albania ka zbardhur të dhënat për të gjithë organizatat e regjistruara në Gjykatë dhe në Zyrën e Tatim-Taksave, duke fituar statusin e Subjektit Ekonomik. Të dhënat janë marrë nga Regjistri Statistikor i Ndërmarrjeve (RSN), INSTAT, ku përpunohet informacion i detajuar për njësitë ligjore ekonomike, që ushtrojnë aktivitetin brenda Republikës së Shqipërisë dhe deklarojnë veprime sipas numrit fiskal NIPT.

Në vitin 2006 në vend ishin regjistruar si Jo-Fitimprurëse 937 subjekte. Organizatat janë shtuar vit pas viti deri në vitin 2016. Më pas numri i organizatave aktive varion çdo vit. Në vitin 2020 në vend funksionojnë 2316 Organizata, Qendra apo Fondacione.


Burimi: Burimi: INSTAT
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Organizatat, Qendrat dhe Fondacionet përbëjnë vetëm 1.39% të numrit total të Subjekteve Ekonomike. Viti 2020 shënoi mbylljen dhe çregjistrimin e 334 OJF-ve dhe regjistrimin e189 të tjerave. Numri i OJF-ve u tkurr me 5.89%. Ndërkohe, megjithëse vit pandemie, numri total i Subjekteve Ekonomike dhe Punëdhënëse në vend nuk pësoi rënie. E kundërta ndodhi me sektorin Jofitimprurës, i cili shënoi tkurrje në numër me 5.89%, edhe për shkak se punësimi në këtë sektor nuk u mbështet nga asnjëra prej Paketave të Ndihmës Shtetërore për minimizim të pasojave të pandemisë. Në total, viti ka tkurrje të sektorit me 189 organizata. Një vit me mbyllje masive të OJF-ve ishte 2017, në të cilin u çregjistruan 492 organizata.


Burimi: Burimi: INSTAT
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Burimi: INSTAT
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Në vitin 2016 shënohet edhe numri më i lartë i OJF-ve aktive në fund të vitit, përkatësisht me 2 465 organizata, dhe pas vitit 2016 Subjektet OJF shënojnë tkurrje.

Mesatarja vjetore e organizatave të reja të regjistruara, për periudhën në hulumtim 2006-2020 është 230 organizata/vit. Trendi në organizatat jofitimprurëse që regjistrohen gjatë vitit është dukshëm  në tkurrje, sikurse ka rritje në numrin e çregjistrimeve.

Viti me numrin më të lartë të organizatave që dolën nga tregu është viti 2017, me 492 organizata, pasuar nga viti 2020 me 334 organizata të larguara nga tregu.

Një tregues në rënie është edhe numri i Organizatave që drejtohen nga Gra apo Vajza, sidomos pas vitit 2015. Në raport me totalin e Organizatave, në vitin 2020, vetëm 33.51% e tyre drejtoheshin nga gra. Pjesa tjetër drejtohet nga burra.

Numri i lartë i OJF-ve të administruara nga gratë shënohet në vitin 2015 me 861 organizata. Vitin e fundit 2020, kanë drejtuar OJF-të aktive 776 drejtuese gra.


Burimi: Burimi: INSTAT
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Burimi: INSTAT
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Numri i OJF-ve të drejtuara nga gratë që regjistrohen në vit për vitet 2012-2015 është në rritje, dhe pas vitit 2015 shënon rënie. Dy vitet e fundit, 2019 dhe 2020, janë regjistruar përkatësisht 90 dhe 57 Organizata Jofitimprurëse të drejtuara nga gratë.

Shkarko excel: Sektorit Jofitimprurës, Numër Organizatash që veprojnë 2006 – 2020, Raporte Gjinore në Drejtimin e OJF-ve
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Pajtim Nikolli