Open Data Albania bazuar në të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë po analizon origjinën e Stokut të Investimeve të Huaja Direkte në Shqipëri. Stoku i Investimeve të Huaja Direkte përfaqëson vlerën e aseteve që zotërojnë të huajt në ekonominë shqiptare, në formën e kapitalit dhe huave neto që ata kanë dhënë për kompanitë rezidente në një pikë të caktuar kohore. IHD janë flukse hyrëse në Bilancin e Pagesave dhe për rrjedhojë një tregues i rëndësishëm për rritjen kombëtare.
Burimi: Banka e Shqipërisë
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Ky indikator ka ardhur në rritje vit pas viti që prej vitit 2014, duke mbërritur në vlerën 9.54 miliardë euro në fund të vitit 2021. Kjo vlerë është 12% më e lartë se ajo e vitit 2020 dhe 2.1 herë më e lartë se ajo e vitit 2014. Pra, indikatori Stoku i IHD-ve në Shqipëri është dyfishuar në harkun kohor të tetë viteve.
18% e stokut IHD, të vitit 2021 janë me origjinë Zvicerane me përkatësisht 1.76 miliardë euro. Investimet në Shqipëri me origjinë Zvicrën kanë pësuar rritje graduale vit pas viti dhe nëse e krahasojmë me vitin 2014 kjo shifër në vitin 2021 është 21 herë më e lartë.
Burimi: Banka e Shqipërisë
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Banka e Shqipërisë
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Banka e Shqipërisë
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Holanda është vendi i dytë me stokun më të lartë të IHD-ve në vitin 2021, pasuar nga Kanadaja dhe Italia, vende këto që kanë stok me vlerë mbi 1 miliardë euro.
Burimi: Banka e Shqipërisë
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Stoku i IHD-ve nga vendet fqinje me Shqipërinë në vitin 2021 rezulton 257 milion euro nga Greqia, 139 milion euro nga Kosova, 62 milion euro nga Maqedonia e Veriut dhe 2.7 milion euro nga Mali i Zi.
Nëse shohim vendet me ndryshime më të theksuara në vlerë apo përqindje, na rezulton se vende si Greqia, Panama, Kuvakt kanë tërhequr investime të tyre në vend. Ndërsa interes për të rritur investimet në 2021 kanë shënuar vende lindore si SHBA, Hungari, Bullgari, Gjermani, Ceki, Kosove etj. Fakt i rritjes së vlerës së investimeve mund të jetë rast pas rasti jo vetëm rritja reale e aseteve të një origjine në vend. Në vitin 2021, vendi filloi të zbatojë legjislacionin për deklarimin e përfituesit final (zotëruesit), dhe ky detyrim ka sjellë edhe zbardhje më të plotë të origjinës së zotëruesit. Shoqëri Biznesi të regjistruara në vende me regjistër biznesi shell apo guackë, për të nuk bëhej i njohur Identiteti dhe Origjina e Pronarit Final janë të detyruar tashmë sipas Legjislacionit Shqiptarë te deklarojnë të plotë Paketën e Kontrollit të Aksioneve. Kjo ka bërë që këtë vit shumë Investime të Huaja të regjistruara me origjinën fillestare të zbardhin të plotë origjinën e të gjithë aksionerëve të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë. Për pasojë disa vende kana më shumë asete jo se është shtuar realisht vlera e investimeve por se tashmë investimit i është bërë klasifikim real i zotëruesit.
Burimi: Banka e Shqipërisë
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Interesant janë vlerat negative të Stokut të Investimeve të Huaja Direkte me Kuvajtin, Ishujt Kajman dhe Ishujt Virgin (Britanikë). Mesa duket Shqipëria investon në këto vende duke bërë që flukset dalëse në Bilancin e Pagesave te jenë më të mëdha se ato hyrëse.
Shkarko excel: Origjina e Stokut të Investimeve të Huaja Direkte në Shqipëri 2021Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Griselda Rruci