Portali Open Data Albania publikon në vijimësi të dhëna qe lidhen me Statistika për Balancat Gjinore në vend. Artikujt listohen për Tema Raporte Gjinore (Gender Relations). Të dhënat e fundit të publikuara lidhen me balancën në sektorë dhe fusha si Demografi, Edukim, Përfaqësim Publik dhe Politika Penale ndaj grupeve gjinore.

Të dhënat ndihmojnë në evidentimin e raporteve dhe zhvillimit të grupeve sipas gjinive, por zbulojnë edhe disbalanca ekonomike apo sociale. Hendeku i pagesave për punën sipas sektorëve për gra dhe për burra, sikurse të dhëna për Politikën Penale dhe dënimet e dhëna nga Gjykata për Gratë sipas veprave penale në vend, janë dy indikatorë të prezantuar me kujdes gjatë muajit nëntor.