Ky artikull zbardh objektivat e Qeverisë, sipas Buxhetit të Miratuar për  2023 dhe Programit të Buxhetimit Afatmesëm 2023-2025.

Për 2023 të ardhurat përbëjnë peshën kryesore të buxhetit me 75%. Pjesa tjetër e të ardhurave për vitin 2023 do të arkëtohen në nivel vendor lokal 5.4 përqind si dhe nga kontributet për fondet speciale me 20 përqind. Të fondet speciale përfshihen sigurimet shoqërore, shëndetësore dhe kompensimet e pronarëve. Buxheti i qeverisjes lokale për 2023 do të financohet nga buxheti i shtetit në masën 47.5% të totalit të shpenzimeve, ndërsa fondet speciale  (pensionet dhe shëndeti) do të financohen nga buxheti i shtetit në masën 43.7% të totalit të shpenzimeve. shiko me detaje Tabelen 1 në Excel.

Struktura e të Ardhura Buxhetore përbëhet nga të ardhura tatimore me 90.8%, të ardhura jotatimore 4.8% dhe grante e ndihma 4.4%. Shpenzimet përbëhen nga shpenzime të buxhetit qendror që zënë 97.8% të totalit, fondi rezervë i buxhetit 1.24% dhe kontigjenca për risqet e borxhit 0.9% e shpenzimeve të buxhetit të shtetit.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Për vitin 2023 të ardhurat planifikohen me rritje kundrejt planifikimit të vitit paraardhës me 9.5% . Shpenzimet janë planifikuar me rritje vjetore prej 4%. Ndërsa deficiti buxhetor për 2023 është 2.6%.



Buxheti për vitet 2014 – 2021 i referohet faktit ndërsa buxheti për vitet 2022* – 2025* i referohet planit
Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Të Ardhurat Tatimore përbëjnë peshën kryesore tek të ardhurat e buxhetit të shtetit, ku përfshihen të ardhurat nga tatime, taksa dhe dogana. Rritja më e lartë do të arkëtohet nga të ardhurat tatimore, që nënkupton se totali i taksave dhe tatimeve që planifikohet të paguajnë bizneset dhe qytetarët në arkën e shtetit gjatë vitit 2023 do të jetë rreth 431 miliardë lekë, me një rritje mbi 9% nga buxheti i vitit 2022 (akt normativ Korriku). 



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Ndërmjet të Ardhurave Tatimore, rritja më e lartë planifikohet të arkëtohet nga tatimi mbi vlerën e shtuar, 211 miliardë lekë në 2023. Me rritje të konsiderueshme pas vitit 2020 paraqiten të ardhurat nga taksat nacionale, të cilat në total do të jenë 54 miliard lekë për vitin 2023.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Shpenzimet korrente përbëjnë peshën kryesore të shpenzimeve buxhetore, konkretisht 79.5% për 2023, me një rritje 8.2% krahasuar me planin e vitit 2022. Me rritje të konsiderueshme pas vitit 2019 paraqitet fondi rezervë 15.5 miliardë lekë për vitin 2023.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Shpenzimet për sigurimet sociale dhe shëndetësore përbëjnë peshën kryesore të shpenzimeve korrente 41.3% për 2023, me një rritje 9% krahasuar me planin e vitit 2022. Me rritje të konsiderueshme planifikohen shpenzimet për interesa të borxhit publik dhe kontigjencës për periudhën afatmesme, për shkak të rritjes së normave të interesit dhe luhatshmërisë së kurseve të këmbimit. Pagesat e interesave zënë 11% të shpenzimeve korrente për vitin 2023. Rritje kanë edhe shpenzimet e personelit që zënë 18% të shpenzimeve korrente.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Kuadri fiskal i propozuar synon një deficit buxhetor prej 2.6 përqind të PBB-së për vitin 2023, duke synuar reduktimin në 2.2 përqind të PBB-së në vitin 2025. Buxheti vendor për vitin 2023 vijon të financohet nga buxheti i shtetit në masën 47.5 përqind të totalit të shpenzimeve, ndërsa fondet speciale financohen nga buxheti i shtetit në masën 43.7 përqind të totalit të shpenzimeve për vitin 2023.

Shkarko excel: Buxheti 2023 dhe Parashikimet për periudhën afatmesme 2023-2025
Komente dhe Analiza: Open Data Albania