Qeveria Shqiptare ka miratuar shpenzime për Investime Publike të vitit 2023 për 964 Projekte me total shpenzime 116.25 miliard lekë (njëqind e gjashtëmbëdhjetë miliard lekë ose përafërsisht 997.2 milion Euro).
Vlera Investime Shtetërore 2023 përbën 5.34% të Produktit të Brendshëm Bruto, PBB vjetor ose 16.9% të totalit Shpenzimeve Buxhetore të parashikuara.
Ministria e Instrastrukturës dhe Energjetikës është institucioni me portofolin më të madh për investime të vitit 2023. Kjo Ministri do të kontraktojë dhe shpenzojë 17.7 miliard Lekë ose 15 % të totalit Investime. Në vend të dytë sipas vlerës së parashikuar qëndron Fondi Shqiptar i Zhvillimit me 16.8 miliard lekë ose 14.4% të Investimeve totale 2023.
Tabela: Renditje e Institucioneve sipas madhësisë së Portofolit për Investime Publike 2023
Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Secili institucion këtë portofol e ka të angazhuar për një numër projektesh të cilat kanë filluar më parë, ose fillojnë në vitin 2023. Në vizualizimin si vijon janë të dhëna me dy nivele për Madhësinë e Portofolit Investime për tu zbatuar 2023 sipas Institucionit dhe Projekteve.
Kliko mbi Emërtimin e Institucionit për të parë detaimin sipas Projekteve të atij Institucioni.
Kliko 2 here shigjetën ne krye për tu rikthyer tek tabela fillestare
Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Projekt Investimet me peshën më të lartë në buxhetin e shtetit për vitin 2023 janë si vijon:
Projekti Ndërtim i Tuneli i Llogorasë, totalisht me financim të brendshëm dhe vlerë për vitin 2023 prej 6.9 miliard Lekë. Ka nisur në vitit 2021 dhe në total ka 20 miliard lekë parashikim. Pritet të Përfundojë në 2024. Zbatohet nga një bashkim operatorësh të huaj.
Projekte per Forcat e Luftimit (Reparti Ushtarak Nr.1001 Tirane (3535), me 4.1 miliard lekë për vitin 2023 është një tjetër parashikim Investime. Ky projekt në total ka vlerën 16.7 miliard lekë, ka filluar në vitin 2022 me afat përfundimi 2025.
Një tjetër Projekt Investime në Forca Luftarake ka vlerë të parashikuar 3 miliard dhe përkon me Forcat Tokësore. Ky është një projekt i ri me financim të brendshëm që pritet të mbyllet brenda vitit 2023.
Projekti per mbështetje ne sektorin energjetik (Aparati i MIE (OSHE dhe OST), ka peshën 3 miliard lekë në vitin buxhetor 2023 dhe në total 20.5 miliard lekë, e përfundon në 2025.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit do të zbatojë gjatë 2023 Projektim Përmirësimi i Sistemeve Digjitale me 3 miliard lekë. Në total deri në 2025 për këtë projekt do të shpenzohen 9.2 miliard lekë.
Ndërtim segmenti rrugor Qukës – Qafë Plloçë, për 2023, ka vlerë 2.95 miliard lekë, dhe në total 26 miliard lekë, është me financim të huaj nga Fondi Saudit për Zhvillim.
Programi IPARD III (2021-2027), është projekt i Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësor dhe Rural në vlerën 2.88 miliard lekë për vitin 2023.
Investimi i tetë më i lartë për vitin 2023 është Kontrata e Koncesionit PPP per përmirësimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e rrugës se Arbrit. Është financim i brendshëm në vlerën 2.84 miliard lekë vetëm për vitin 2023.
Pason projekti Infrastruktura Bashkiake V, projekt i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës dhe Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve me Financim të huaj ku për vitin 2023, janë miratuar 2.69 miliard lekë. Në total projekti ka 9.84 miliard lekë dhe pritet të finalizohet me 2023.
Armatimi i lehte municion dhe makineri pajisje për Forca Tokësore është gjithashtu Projekt Buxhetor për Investime në listën e dhjetë projekteve më të madhe ku 2.17 miliard lekë janë parashikuar për këtë vit dhe vlerë totale 31.7 miliard lekë.
Renditja e projekteve mbi 1 miliard lekë është si më poshtë:
(Renditjen e të gjithë Projekt-Investimeve e gjeni në Excel)
Tabela: Renditje Investime Publike sipas peshës së tyre në buxhetin e vitit 2023
Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Buxheti i Shtetit ka parashikuar Investime edhe për Pushtetin Vendor. Përmes Buxhetit janë transferuar Investime për 2023 për disa bashki. Tirana, Berati, Mati dhe Pogradeci kryesojnë. Në total për bashkitë Buxheti i Shtetit ka parashikuar në 2023 një portofol Investimesh me vlerë 5.15 miliard Lekë. Bashki që nuk kanë buxhetim për investime për vitin 2023 janë Durrës, Shkodër, Gramsh, Delvinë, Fushë Arrëz dhe Bashkia Vorë. Vora dhe Durrësi ndërkohë përfitojnë nga Programi i Rindërtimit pas tërmetit një tjetër Program Qeveritar i Parashikuar.
Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Janë shtatë PPP apo Koncesione të cilat mbështeten përmes zërit Shpenzime Investime në Buxhetin e Shtetit. PPP për përmirësim, ndërtim, operim dhe mirëmbajtje e rrugës së Arbrit është projekti kryesor koncesionar që parashikohet në Portofolin Investime për 2023. Kjo kontratë ka 2.84 miliard lekë të planifikuara.
Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Ajo që spikat është një numër i vogël Investimesh me Buxhetim të Jashtëm kundrejt më shumë Projekte Investime të buxhetuara drejtpërdrejtë nga Buxheti i Shtetit. Raporti në vlerë 61 me 39%.
Shkarko excel: Investimet Publike 2023, sipas Projekteve dhe Institucioneve, Ligji për Buxhetin e ShtetitKomente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha