Qeveria Shqiptare në dokumentin shoqërues të Ligjit Buxheti i Shtetit 2023 ka ndryshuar planifikimin buxhetor në vlerë dhe në afat zbatimi, për disa Projekte  Investimesh. Duke Krahasuar Dokumenti Shoqërues të Ligjit të Buxhetit të Shtetit, Lista e Investimeve Publike (afatmesmi) 2023 me atë 2022, do të analizojmë dhe evidentojmë Projektet dhe Investimet që Ndryshojnë. Këto rishikime tregojnë Prioritete të Ndryshuara të Qeverisë tashmë në vitin e dytë buxhetor të mandatit të saj nr 3.



Tabela: Projekte me rritje Vlerë Total Investimi, Lista e Investimeve Publike 2023-2025 (mijë lekë)
Shënim: Me * është shënuar në rastin kur projekti është shtyrë në afat përfundimi. Me ** është shënuar rasti kur projekti është përafruar në afat përfundimi.
Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Një portofol i zmadhuar është parashikuar për Programin Investime Armatim i lehtë municione dhe makineri pajisje Forcat Tokësore. Një vit më parë Qeveria, parashikonte të investonte 12.9 miliard lekë. Në Buxhetin 2023 ka shtuar edhe 18.8 miliard lekë. Total Qeveria Shqiptare do të shpenzojë për Armatim të Lehtë forca tokësore 31.71 miliard lekë. Deri në 2021 për këtë Projekt Investim Qeveria ka shpenzuar 4.2 miliard lekë. Në vitin 2023 ka parashikim 2.17 dhe në total Armatimi i Lehtë për Forcat Tokësore diferencat janë për Buxhetet e viteve që pasojnë. Qeveria nuk ka një afat të përcaktuar se deri kur do finalizojë këtë angazhim buxhetor, sikurse nëse do ta spostojë këtë shpenzim për Qeverinë e pas zgjedhjeve 2025.

Projekti për mbështetje në sektorin energjetik  (Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë) megjithëse nuk kemi një informacion të detajuar në Relacionin e Buxhetit të Shtetit, ky projekt nga 8 miliard do të shkojë 20.5 miliard, shtesa është plus  12.5 miliard lekë. Theksojmë se bëhet fjalë për Investime në Energjetikë dhe jo për shpenzime të tjera buxhetore ku sektori ka të parashikuar edhe 8 miliard lek të tjera për 2023.

Ndërtim segmenti rrugor Qukës – Qafë Plloçë (Njësia e menaxhimit të Projektit Qukës -Qafë Plloçë financuar me kredi nga Fondi Saudit për Zhvillim), ka gjithashtu rritje me 6.4 miliard lekë, nga 19.6 miliard planifikuar një vit më parë në 26 miliard lekë riplanifikuar në Dokumentin Buxhetor të 2023. Ky projekt ka filluar në 2015 dhe pritet të marrë fund në 2025.



Shënim: Me * është shënuar në rastin kur projekti është shtyrë në afat përfundimi. Me ** është shënuar rasti kur projekti është përafruar në afat përfundimi.
Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Portofoli vijon të zmadhohet për Investime në sektorin Mbrojtje apo Industria e Luftës. Kështu Blerje e një Anije Patrulluese, është bërë riplanifikim nga 2.2 miliard lekë në 8 miliard.

Edhe Projekti për Forcat e Luftimit, Reparti Ushtarak nr. 1001 Tiranë shënon zmadhim në Buxhetim, deri në vitin 2025 Qeveria dhe Taksapaguesi do të kenë shpenzuar 16.7 miliard lekë.

Lista ka edhe Pakësime ku Rreth 3.58 miliard lekë janë shkurtuar për Projekte të reja Investimi (Fondi Shqiptar i Zhvillimit). Po njësoj Modernizimi i Asistencës Sociale, i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ka pësuar ulje me 1.25 miliard lekë të financimit total të planifikuar në Buxhetin e shtetit në 2022.

Ulje ka pësuar edhe Projekt Investimi Sisteme dhe Infrastrukturë TIK (Agjencia e Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit), projekt i Reparti Ushtarak Nr.6640 Tiranë. Ky projekt përpos uljes së Total Investime me 1.1 miliard lekë është përafruar në kohë me 2 vite (planifikim përfundimi 2027, tanimë planifikim në 2025).

Më pak financim nga Buxheti i Shtetit do të ketë për Ndërtim të Banesave Sociale, projekt i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Përkatësisht planifikim ulje financimi nga 12 në 11 miliard lekë. Këtij projekti i është shtyrë afati i përfundimit me dy vite.

Ndërtimi i Teatrit Kombëtar, projekt i Bashkisë Tiranë është një vepër tjetër që ka shënuar ulje në Planifikim Vlerë Totale Investime Publike 2023-2025. Rënia në Vlerë Totale për këtë investim është afërsisht 1.8 miliard lekë. Përveçse ka ulur vlerë totale qeveria ka shtyrë edhe afatin e përfundimit. Një vit më parë angazhimi buxhetor parashikonte përfundim në vitin 2024, ndera me parashikimet Buxhetore Ligji 2023 Teatri përmbyllet në 2025. Por Teatri Kombëtar nuk do të jetë funksional as në 2025. Funksionimi devijon deri në 2026, pasi Projekti tjetër për Pajisje dhe mobilim, përmbyllet me buxhetin e vitit 2026, që përkon edhe me mandat të një Qeverie tjetër pas Zgjedhjeve.



Shënim: Me * është shënuar në rastin kur projekti është shtyrë në afat përfundimi. Me ** është shënuar rasti kur projekti është përafruar në afat përfundimi.
Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Qeveria ka shtyrë disa afate të Buxhetimit dhe Zbatimit dhe ka bërë një ri planifikim, rast pas rasti ka parashikuar zbatim afatmesëm deri në 2025 ose afate të tjera përtej 2025 viti i fundit i mandatit të saj Qeverisës.



Tabela: Projekte me ndryshim ose specifikim Afat Përfundim Financimi
Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Projekte me Planifikim Vlerë Total Investimi më shumë se 1 miliard lekë në ligjin për Buxhetin 2022, që kanë shënuar shtyrje të vitit të përfundimit të financimit nga Buxheti i Shtetit me dy vite në planifikimin janë: Ndërtim i Banesave Sociale,projekt iMinistrisë së Financave dhe Ekonomisë (Shtyrje Datë Përfundim Financimi nga viti 2025 në 2027); Programi kombëtar i modernizimit të sektorit të ujësjellës kanalizimeve ( Kredi) (shtyrje nga 2025 në 2027), projekt i AKUM; Projekti i rikonstruksionit të rrjetit të brendshëm për bashkinë Durrës (Kredi) (shtyrje 2025-2027), projekt i AKUM; Programi i rrugëve Rurale (shtyrje 2023-2025), projekt i Fondit Shqiptar të Zhvillimit; Ndërtim By Pass i Vlorës (shtyrje 2022-2024), projekt i Autoritetit Rrugor Shqiptar; Përmirësimi i sistemeve TIK për Policinë e Shtetit (shtyrje 2023-2025), projekt i AKSHI-t (në këtë rast në Buxhet 2023 projekti titullohet Ngritja e infrastrukturës qendrore për sistemet e Policisë së Shtetit).



Tabela: Projekt Investime me shtyrje afati në Listën e Investimeve 2023
Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Projekti Sisteme dhe Infrastrukture TIK (Agjencia e Sistemeve Ndërlidhjes dhe Informacionit), projekt i Repartit Ushtarak Nr.6640 Tiranë ka shënuar për afrim me dy vite të afatit të përfundimit të financimit nga 2027 në 2025.

Ndërtimi i spitalit të sëmundjeve të brendshme (8 katshi) në QSUT-kredia CEB, projekt i  PIU Rehabilitimit të Sistemit Shëndetësor; dhe Projekti i kanalizimeve të Tiranës së madhe, projekt i Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve janë Projekt Investime që afati i përfundimit të financimit është përafruar me një vit, përkatësisht nga viti 2024 në 2023.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Me Akt Normativ të dhjetorit 2022, Qeveria ka parashikuar që Buxheti 2022 të konsolidojë dhe rrisë Shpenzimet për investime në projekte si Tuneli i Llogarisë dhe Unaza e Tiranës. Dy miliard lekë janë shtuar për projektet në vazhdim për sektorin e ujësjellës-kanalizimeve. Po njësoj edhe Programi i Rindërtimit ka rritje të buxhetit për 2022.

Shkarko excel: Prioritete Buxhetore të Ndryshuara Plan 2023 kundrejt Plan 2022, Investimet Publike me tkurrje buxheti dhe shtyrje afat përfundimi
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha