Portali 27.al publikoi në datë 02.02.2023 një artikull me temë “Çmendet Edison Memolla i Rrogozhinës, 1 mln lekë për 1 metër asfalt “

Memolla ka mbyllur me datë 30 janar tenderin me objekt “Sistemim Asfaltim Rruga Sharrdushk (Pjec)- Kryevidh”. Për këtë tender, ai ka vënë në dispozicion fondin me vlerë mbi 130 milionë lekë. Ndërkaq, në dokument tregohet se rruga që do të ndërtohet ka sipërfaqe  1400 metra”. Logjikisht, nga një përllogaritje e thjeshtë rezulton se Memolla ka në planë të shpenzojë 1 milionë lekë për çdo 1 metër rrugë. Kur, me aq para mund të shtronte me asfalt të gjitha rrugët e një qytetit të vogël si Rrogozhina.

Megjithatë kalojmë në tjetër fakt, që përbën një tjetër shkelje dhe kurrsesi nuk mund të jetë i neglizhueshëm nga Autoriteti Kontraktor. Ky tender mban flamurin e kuq nga Open Data Albania, me argumentin se ka mungesë konkurrencë dhe përben risk të lartë për tregun në vend dhe fondet e bashkisë.

Shiko artikullin e plotë KETU