Portali Gijotina publikoi në datë 03.02.2023 një artikull me temë “Subashi, pazare nafte me Renato Salin/ I akuzuari për krime merr pa garë tenderin 900 mln lekë”

Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, vazhdon pazaret me persona të botës së krimit. 900 milionë lekë  nga fondet e bashkisë, do shkojnë në duart e biznesmenit të njohur Renato Sali. Bëhet fjalë për dy tenderë, të dy të mbyllur me datë  1 shkurt. Njëri nga prokurimet ka si objekt “Blerje gazoil deri në 10 ppm” dhe vlera e fondit limit është 870 milionë lekë.

Ky tender i është falur firmës A G A -1 SHPK, me pronar Artan Jaupaj dhe Renato Sali. Në dokumente tregojnë se tenderi ka qenë i hartuar posaçërisht për këtë firmë. Pasi ajo ka qenë e vetmja që ka paraqitur ofertë dhe në mungesë të konkurrencës Subashi e ka shpallur fituese. Për më tepër shohim se vlera e ofertës është e njëjtë me fondin limit, 870 milionë lekë. Çka shton e më shumë dyshimet se kemi të bëjmë me fitues të paracaktuar.

Kështu tenderi ka marrë flamurin e kuq nga Open Data Albania dhe klasifikohet te projektet abuzive dhe me rrezik për fondet publike.

Shiko artikullin e plotë KETU