Qeveria gjatë muajve 2022 ka ndryshuar katër herë Buxhetin e Shtetit përmes Akteve Normative të mars. korrik dhe dhjetor 2022. Vetëm në Dhjetor, Qeveria ndryshoi dy herë Buxhetin ku ndryshimi i fundit u realizua vetëm katër ditë para përfundimit të vitit buxhetor. Në muajt Korrik dhe Fillim Dhjetor, ekzekutivi parashikoi edhe rritje të shpenzimeve me një fond shtesë alokuar për 60 bashki në vend të cilat karakterizohen edhe nga detyrime të prapambetura.

Në mes të vitit, bashkive iu transferuan nga Qeveria 58 milion lekë më shumë sesa në Buxhetin Fillestar. Ndërkohë, në fillim të dhjetorit transfertat e Qeverisë Qendrore drejt Pushtetit Vendor u rritën me 1 216  590 000 (një miliard e dyqind e gjashtëmbëdhjetë milion e pesëqind e nëntëdhjetë mijë) Lekë.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Bashkitë Bulqizë; Kamzë; Fier; Malësi e Madhe dhe Shkodër morën shtesa me fonde respektivisht mes 6 deri 10 milion kryesisht për shpenzime kategori Mbrojte nga zjarri dhe Arsimin Parashkollor në Korrik 2022.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Më e theksuar është shtesa në ndryshimet e Dhjetorit ku bashkive ju shtuan si shpenzime edhe 1.2 miliard lekë. Në këtë rast arsyetimi përkon kryesisht me nevojën për të likuiduar borxhe dhe detyrime të prapambetura. Ky fond u delegua në 60 bashki dhe vetëm ajo e Tiranës nuk përfitoi pasi nuk konsiderohet në situatë kritike për shkak të detyrimeve të prapambetura dhe ka performancë më të mirë sa i takon mbledhjet së të ardhurave përmes taksave lokale.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Pjesa tjetër e fondeve, 235 milion lekë, është përfituar nga 9 bashki. Përkatësisht, kanë përfituar për investime në Sport, rikonstruksione të pallatit të sportit, Bashkia Gjirokastër 100 milion lekë dhe Bashkia Përmet 65 milion lekë. Bashkia Bulqizë ka përfituar edhe 10 milion lekë si Transfertë të Pakushtëzuar. Bashkitë Mat, Mirditë, Peqin, Poliçan, Skrapar dhe Dimal (Ura Vajgurore) kanë përfituar secila nga 10 milion lekë shtesë nga Fondi Rezervë i Transfertës së Pakushtëzuar.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Për shlyerjen e Detyrimeve të Prapambetura janë 981.59 miliard lekë të transferuara tek Pushteti Vendor.

Bashkia Kavajë ka përfituar 126.13 milion lekë nga qeveria për shlyerje detyrimesh, ose 13% të fondit total të alokuar nga akti normativ nr.17 datë 01.12.2022 për shlyerje detyrimesh nga Bashkitë. Bashkia Vorë ka përfituar 79.3 milion lekë (8% e totalit Shtesa Transferta për shlyerje Detyrimesh), pasuar nga Bashkia Pogradec me 73.85 milion lekë të përfituara (8%).

Në renditje pasojnë Bashkia Lezhë me 64.16 milion lekë shtesë (7% e totalit), Bashkia Kamzë me 60.15 milion lekë shtesë (6%) dhe Bashkia Durrës me 47.19 milion lekë shtesë (5%).



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Artikuj për Pushtetin Vendor dhe Bashkitë mund të gjeni në rubrikën e Open Data, Bashki/Qeverisje Lokale.

Shkarko excel: Nëse dëshironi të aksesoni excel ose dataset që shoqëron këtë artikull ju lutem na shkruani ne emailin [email protected]
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha