Open Procurement Albania ka krijuar një pasaportë për çdo tenderim të mbajtur nga 61 Njësi të Qeverisjes Vendore Bashkitë në harkun kohorë 2015 e vijim. Në këtë artikull po listojmë 100 tenderat më të mëdhenj të finalizuar me fitues për 2022 mbajtur nga Bashkitë dhe njësitë e tyre të vartësisë. Fondi Limit i njoftuar për këto 100 Procedura rezulton 25 295 383 779 Lekë (njëzet e pesë pikë tre miliardë), ndërsa Vlera e Kontraktuar pa TVSH është 23 877 825 460 Lekë (njëzet e tre pikë nëntë miliardë) ose sa 94.3% e Fondit Limit të Shpallur. Ndër 10 tenderat me vlerë më të lartë janë:

  1. Godina e Teatrit Tiranë Faza 1, Ndërtim Objekti me autoritet Bashkia Tiranë
  2. Terminal Verior i Transportit Publik Ndërtim dhe po bashkia Tiranë.
  3.  Ri forcim i njësive Individuale të banimit dhe njësive të ndërtesa (pallat) klasifikuar me shkallë dëmtueshmërie DS4, Faza I-re. Bashkia Kavajë.
  4. Ndërtim i Linjës së Dërgimit Depo Lis Burrel autoritet Prokurues Ujësjellës Mat.
  5. Shërbim Pastrim qyteti i Kavajës dhe njësi administrative Synej, Luz i Vogël dhe Helmas
  6. Riformimi i Njësive Individuale dhe Njësi Banimi Pallat me DS4 qyteti Kavajë
  7. Ri forcimi i Pallateve me kod GIS 7330, 5630, 851, 7294, 5541, 60069, 7314, 117, 5638  Durrës
  8. R forcimi i Pallateve me kod GIS 24, 5703, 5414, 6169, 94, 80, 99 Durrës
  9. Riformim i njësive të banimi në ndërtesa (pallat), të cilat do të ri konstruktohen apo riparohen në kuadër të procesit të rindërtimit bashkia Krujë
  10. Rindërtim i Shkollës Azem Hajdari njësia Administrative Paskuqan Kamzë.


Tabela: Big 10 kontratat me vlerën më të lartë, Prokurim Publik nga Bashkitë, 2022
Burimi: Open Procurement
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Open Procurement
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Pjesa kryesore e kontratave Big janë të financuara nga Programi i Rindërtimit program nga Buxheti i Shtetit. Po njësoj edhe Teatri është program i mbështetur nga Qeveria Qendrore.



Tabela: 100 kontratat me vlerën më të lartë të ofertës së suksesshme me Prokurim Publik nga Bashkitë, 2022
Burimi: Open Procurement
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Open Procurement
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

40 nga100 procedurat me renditje sipas vlerave të larta në tenderim, janë kryer pa konkurrim të hapur nga institucionet e qeverisjes vendore. Përkatësisht 38 procedura janë të kufizuara, 1 është procedurë e kufizuar ndërkombëtare dhe 1 tjetër është Negocim pa Njoftim.



Burimi: Open Procurement
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Qeverisja Vendore Tiranë është ajo që ka kontraktuar 25 nga 100 tenderët më të mëdhenj, me vlerë të ofertës Fituese pa TVSH 5.68 miliard lekë ose sa 23.8% e totalit të 100 kontratave më të mëdha të vitit 2022.

Pason në renditje Qeverisja Vendore Durrës me 16 kontrata dhe vlerë të ofertës së suksesshme 4.87 miliard lekë, ose sa 20.4% e totalit për 100 kontratat.

Edhe Bashkia e Kamzës ka kryer 9 nga 100 kontratat më të mëdha të vitit 2022, me vlerë të Ofertës Fituese pa TVSH 2.5 miliard lekë ose sa 10.4% e totalit të 100 kontratave.



Burimi: Open Procurement
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Bashkimi i Operatorëve Agi Kons dhe BE-IS, që kanë fituar kontratën më të madhe, atë të Teatrit Kombëtar, është më i suksesshmi ndër kompanitë dhe BO-të me 1.84 miliard lekë të ofertës së suksesshme pa TVSH.

Me 2 kontrata të mëdha (ndër 100 më të mëdhatë) Bashkimi i Operatorëve Nova Construction 2012 dhe Ante Group renditen të dytët me 1.16 miliard lekë të ofertës së suksesshme. I treti në renditje me 5 kontrata të mëdha të fituara është kompani e vetme, ULZA me 893 milion lekë.



Tabela: Kontraktorë të 100 tenderave BIG me Prokurim Publik 2022, në milion lekë
Burimi: Open Procurement
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Open Procurement
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Ky publikim bëhet në kuadër të transparencës me tendera dhe kontraktime publike. AIS ka monitoruar nga 2011 të dhëna të karakterit publik  mbi Pagesa, Tenderime dhe Biznese Kontraktorë me Institucione Shtetërore duke kontribuar në Informim, Transparencë, dhe Llogaridhënie

Shkarko excel: Pushteti Vendor 2022 Renditje 100 tendera me vlera më të larta dhe bizneset kontraktore
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: I. Brasha, L. Kanani, B. Tota