Open Data Albania po zbardh të dhëna për vlerën e Transfertës së Pakushtëzuar të dhënë nga Qeveria Qendrore përmes Buxhetit të Shtetit për Qeveritë Lokale Bashki. Këto të dhëna po jepen për një periudhë nga 2014. Në vitin 2015 për shkak të Reformës territoriale ndryshoi ndarja në Njësi të Qeverisjes Vendore. Kjo u reflektua edhe në vlera të Transfertës së Pakushtëzuar, para që Buxheti u alokon bashkive për disa funksione.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në vitin 2023 transferta e pakushëzuar për pushtetin vendor është 3.6 miliard Lekë më e lartë se Viti i Mëparshëm, në përqindje rritja është 11.48 %. Kjo shënon vlerë të ngjashme me vlerën në vitin 2016 kur sapo kishte filluar funksionimi i Reformës Territoriale ku territori nuk ndahej më nga një numër i madh i qeverive vendore me Komuna por u përshtat me 61 Bashki. Kjo rritje e lartë përkon me vitin zgjedhor 2023, vit kur do të mbahen Zgjedhje për Pushtetin Vendor.

Shkarko excel: Nëse dëshironi të aksesoni excel ose dataset që shoqëron këtë artikull ju lutem na shkruani ne emailin [email protected]
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha