Portali ACQJ.al ka publikuar një artikull me temë “Rindërtimi i shkollave në Tiranë, probleme me vonesat dhe harxhime të pajustifikuara”

Në faqen e Open Procurement Albania gjenden tenderët e shpallur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Në qarkun e Tiranës fondet e kësaj organizate janë fokusuar në Bashkinë e Vorës, Kamzës, Kavajës, Shijakut dhe Rrogozhinës dhe nuk ka asnjë të dhënë për objektet arsimore në Bashkinë e Tiranës.

Paralelisht, një burim zyrtar i Drejtorisë së Urbanistikës na jep të dhëna rreth shkollave që po rindërtohen nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Aty shihet se 6 nga institucionet arsimore të Tiranës po financohen nga UNDP. Programi EU4Schools zbatohet nga UNDP, e cila ka dhuruar 765.000.00 euro nga fondet e saj. As në këtë listë nuk përfshihet gjimnazi “Sami Frashëri”, por kjo shkollë përfshihet në listën e kontratave të lidhura nga Bashkia e Tiranës më 23.10.2020 me një vlerë prej 568,492,069 lekësh pa TVSH, rreth 6 milionë euro. Kjo është një vlerë për rindërtimin e një shkolle të vetme, e barasvlershme me fondin për rikonstruksionin dhe rindërtimin e rreth 10 institucioneve arsimore, të financuara nga Bashkimi Evropian.

Një fakt tjetër, që vërehet nga shqyrtimi i tenderit të hapur nga Bashkia e Tiranës dhe kontratat e lidhura me operatorët e ndryshëm ekonomikë, është vendimi për ndërtimin e 10 ndërtesave të reja rezidenciale për studentët, me një kosto ndërtimi prej rreth 3 milionë eurosh për ndërtesë, ku me përjashtim të gjimnazit “Sami Frashëri”, i cili iu kushtoi xhepave të taksapaguesve 6 milionë euro, të gjitha shkollat dhe kopshtet e tjera, të parashikuara në këtë thirrje, nuk e kalojnë vlerën e 2 milionë eurove për ndërtim.

Shiko artikullin e plotë KËTU