Portali VoxNews ka publikuar një artikull me temë “Shqiptarët janë të parët në botë për aplikime për Vizë Britanike (me raport me popullsinë)”, të mbështetur në artikullin e Open Data Albania “Viza Britanike, Aplikime nga Shtetas Shqiptar dhe Norma e Aprovimit Krahasim me shtetas nga Rajoni dhe Bota”

Open Data Albania ka llogaritur normën e Aprovimit të Vizave nga Mbretëria e Bashkuar për periudhën 2018-2022 për të gjitha vendet e botës. Për të bërë analizën më përfaqësuese dhe për të mos u prekur nga problemi i rëndësisë statistikore, në shqyrtim për krahasim janë marrë vendet që kanë më shumë sesa 5 000 aplikime (Viza të aprovuara + të refuzuara). Në total janë 105 kombësi që kanë tejkaluar 5 000 aplikime për Vizë në Mbretërinë e Bashkuar në pesëvjeçarin 2018-2022.

Emiratet e Bashkuara Arabe, Hong Kongu, Kuvajti, dhe Katari janë 4 vendet me normën më të lartë të Aprovimit të Vizave nga MB-ja (99% e aplikimeve janë aprovime). Shqipëria renditet e 92-ta nga 105 vende përsa i takon normës së aprovimit të vizës nga MB-ja (67.7% Aprovime). Kjo nënkupton se qytetarët nga 91 vendet e tjera të botës kanë probabilitet më të lartë të marrin përgjigje pozitive nëse aplikojnë për vizë në MB, sesa shqiptarët.

Shiko artikullin e plote KËTU