Portali Voxnews.al ka publikuar një artikull me temë “Qytetarët paguajnë partitë / 20 mln euro kosto e financimit të tyre në 10 vite” të mbështetur në artikullin e Open Data Albania.

Partitë politike kanë përfituar gati 20 milionë euro para nga buxheti i shtetit në 10 vitet e fundit. Sipas të dhënave të përllogaritura nga Open Data Albania, kjo shifër është ndarë për 51 parti nga viti 2011 deri vitin e kaluar. Në këtë shumë nuk përfshihet buxheti dhe financimi për fushatën e këtij viti.

16 milionë euro janë dhënë si financim vjetor për partitë, ndërsa pjesa tjetër janë para që janë akorduar për mbështetjen e tyre në fushatat elektorale të 2013-s, 2015-s, 2017-s, 2019-s dhe të 2021-t. Shpenzimet e Buxhetit si mbështetje për Partitë Politike për Fushata Zgjedhore kanë qenë në masën e 65 milion lekëve deri në vitin 2021, ndërsa në këtë vit këto transferta janë dyfishuar duke shkuar në 130 milion lekë.

Shiko artikullin e plotë KËTU