Ky Dataset u përgatit në kuadër të eventit Datathon Albania 2023

Të dhënat, grafikët, vizualizimet dhe gjetjet u punuan nga ekipi rinor, pjesë e Open Data Youth Network

Ky Datathon realizohet si pjesë e projektit “Open Data Access and Transparency Project activities in sectors exposed to the risk of corruption” mbështetur nga Sida – Sweden International Development Cooperation Agency

Në dhjetë vite, 2012-2021 Partitë Politike kanë përfituar financim publik në vlerën 2.174 miliard lekë, nga të cilat 1.784 miliard lekë janë për aktivitet normal vjetor të partive politike, ndërsa 390 milion lekë janë akorduar për fushatat elektorale (Zgjedhje të Përgjithshme 2013, Zgjedhje Vendore 2015, Zgjedhje të Përgjithshme 2017, Zgjedhje Lokale 2019, dhe Zgjedhje të Përgjithshme 2021). Shpenzimet e Buxhetit si mbështetje për Partitë Politike për Fushata Zgjedhore kanë qenë në masën e 65 milion lekëve deri në vitin 2021, ndërsa në këtë vit këto transferta janë dyfishuar duke shkuar në 130 milion lekë. Financimi publik për fushatë elektorale për Partitë Politike përbënte rreth 20-27% të totalit të financimit publik për partitë gjatë viteve 2013, 2015, 2017 dhe 2019, ndërsa në vitin 2021 përbën pothuajse gjysmën ose 47%.

Mesatarisht në një vit elektoral janë transferuar nga Buxheti i Shtetit si mbështetje për partitë politike 265 milion lekë, ndërkohë që në vite jo-elektorale janë akorduar për Partitë 170 milion lekë ose 36% më pak. Gjithsej në vite elektorale dhe jo-elektorale janë transferuar mesatarisht para nga Buxheti i Shtetit për Partitë Politike në vlerën 217.4 milion lekë.

Të dhënat e Thesarit tregojnë që ndër vite Partia Socialiste është ajo që ka përfituar vlerë më të lartë transfertash nga Buxheti i Shtetit. Ndryshim përbëjnë vitet 2012 dhe 2014, kur Partia Demokratike është ajo që ka përfituar më shumë fonde publike.

Në total janë 50 parti politike që kanë arritur të thithin financim nga Buxheti i Shtetit në vitet 2012-2021. Në vitin 2022, Fonde ka arritur që të marrë edhe Partia Nisma Thurje, duke e çuar numrin e partive politike me përfitim transfertash nga thesari në 51 parti.

Viti me financimin më të lartë publik është 2022, pasuar nga 2017.

Vitet elektorale përkojnë edhe me vitet me buxhet më të lartë të transferuar nga Buxheti i Shtetit tek partitë në vend. Buxheti i Shtetit sipas thesarit ka shpërndarë tek partitë politike në vend në vitin 2017, në total 312.4 milion lekë. Pjesën më të madhe e ka përfituar Partia Socialiste, përkatësisht 114 milion lekë ose 36.5% të shumës vjetore. Pason Partia Demokratike me 108 milion lekë ose 34.6% të totalit vjetor 2017.



Burimi: Open Spending
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në vitin elektoral 2021, Partitë Politike në vend kanë përfituar financim publik në vlerë 275.8 milion lekë, nga të cilat Partia Socialiste 46.3%, ose 127.7 milion lekë; Partia Demokratike 26.2% ose 72.2 milion lekë.



Burimi: Open Spending
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Më poshtë jepen vlerat e përfituara nga pesë partitë me shumë më të lartë Financimi Publik përgjatë dhjetëvjeçarit 2012-2021. Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka marrë fonde pas vitit 2013 për shkak se para këtij viti ishin 2 parti përbërëse të saj.



Burimi: Open Spending
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Partia Socialiste ka rritur diferencën e përfitimit të Financime Publike ndër vite me Partinë Demokratike. Në vitin 2019, vit në të cilin Partia Demokratike vendosi që mos të marrë pjesë në zgjedhjet për Qeverisjen Vendore (gjithashtu djegu mandatet parlamentare të deputetëve ekzistues të asaj kohe), shënohet edhe diferenca më e lartë, ku Partia Socialiste mori 68.1 milion lekë më shumë se Partia Demokratike, përkatësisht 120.9 milion lekë PS-ja dhe vetëm 52.8 milion lekë PD-ja. Diferencat e larta midis PS-së dhe PD-së në akordimin e fondeve publike bëhen më të larta pas vitit 2018 e në vazhdim.



Burimi: Open Spending
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Open Spending
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Për 10 vite, 2012-2021 Partia Socialiste ka përfituar Financim nga Buxheti i Shtetit në masën 893.5 milion lekë. E vetme Partia Socialiste ka përfituar 41% të fondit të Buxhetit të Shtetit për partitë politike në dhjetëvjeçarin 2012-2021.

Thesari i Shtetit ka akorduar 685 milion lekë në 10 vite për Partinë Demokratike, ose 31.6% të shumës totale të akorduar për Parti Politike.

Pra, dy partitë kryesore kanë përfituar së bashku 72.7% të fondit total për partitë Politike nga Buxheti i Shtetit për dhjetëvjeçarin 2012-2021.

Partia e Lirisë, ish Lëvizja Socialiste për Integrim në dhjetëvjeçarin 2012-2021 ka arritur të sigurojë Financime Publike në vlerë 232.8 milion lekë ose sa 10.7% e totalit.

E katërta në renditje është Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet me 80.3 milion lekë të përfituara për dhjetëvjeçarin. Pason Partia Republikane me 56 milion lekë, ndjekur nga Partia Social Demokrate me 45.6 milion lekë Financime Publike për dhjetëvjeçarin 2012-2021.

Partia Libra (Lista e Barabartë) edhe pse me aktivitet vetëm në vitet 2017-2021 (u krijua në fund të vitit 2016-të) arriti që të siguronte fonde nga Buxheti i Shtetit në masën 23.4 milion lekë, ose sa 1.1% e totalit të transfertave për Partitë Politike gjatë dhjetëvjeçarit 2012-2021.



Burimi: Open Spending
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Open Spending
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Open Spending
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në dhjetëvjeçarin 2012-2021, viti 2017 shënon vlerën më të lartë të Financimit Publik për Partitë Politike. Ndër vitet jo-elektorale viti 2016 është ai vlerën më të lartë me 180 milion lekë në total. Si rregull, bazuar në ligjin për Partitë Politike, neni 19/1, duhej që të rezultonte viti 2020 me vlerën më të lartë, pasi buxheti i parashikuar për transferta vjetore për partitë politike si rregull duhet të jetë jo më i ulët sesa viti paraardhës.



Burimi: Open Spending
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Gjithsej janë 35 parti Politike që kanë përfituar Fonde Publike vetëm përgjatë Fushatave Zgjedhore dhe jo gjatë viteve jo-elektorale. Midis tyre 7 parti i kanë financimet Publike vetëm përgjatë viteve kur ka pasur zgjedhje për Qeverisjen Vendore.



Burimi: Open Spending
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në Total Partitë Politike në 10 vite (2012-2021) kanë marrë 2.174 miliard lekë nga Buxheti i Shtetit.



Burimi: Open Spending
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Open Spending
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Artikuj të tjerë dhe Datasete të tjera të krijuara në kuadër të DataThon Albania 2023, pjesë e projektit “Open Data Access and Transparency Project activities in sectors exposed to the risk of corruption” mbështetur nga Sida – Sweden International Development Cooperation Agency mund të gjeni në Open Data Albania.

Open Data Albania databazë e zotëruar nga AIS ka zbardhur vit pas viti të dhëna mbi financime dhe kosto të fushatave zgjedhore dhe partive politike. Një grup artikujsh mund ti lexoni në Rubrikën Shpenzime Elektorale ose në rubrikën Procese Zgjedhore. Me dëshirën për transparencë dhe përmirësim të situatave zgjedhore Organizata ka krijuar metodologji dhe projekte në kërkim fondesh për Monitorim Qytetar në Zgjedhje.

Shkarko excel: Transferta Thesari për Partitë Politike 2012-2022
Komente dhe Analiza: Open Data Albania