Portali CNA.al ka publikuar një artikull me temë “Zbulohet shifra/ Në 10 vite, partitë politike kanë përfituar 2.17 miliardë lekë nga taksat e shqiptarëve” të mbështetur në artikullin e Open Data Albania.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen “Open Data Albania”, 51 Parti kanë përfituar 2.174 miliardë lekë nga taksapaguesit në periudhën 2012 – 2022.

1.784 miliardë lekë janë shpërndarë për aktivitetet normale vjetore të partive politike, ndërsa  390 milionë lekë janë të akorduara për fushatat elektorale (Zgjedhje të Përgjithshme 2013, Zgjedhje Vendore 2015, Zgjedhje të Përgjithshme 2017, Zgjedhje të Përgjithshme 2019, dhe Zgjedhje të Përgjithshme 2021).

Shpenzimet e Buxhetit si mbështetje për Partitë Politike për Fushata Zgjedhore kanë qenë në masën e 65 milionë lekëve deri në vitin 2021, ndërsa në këtë vit këto transferta janë dyfishuar duke shkuar në 130 milionë lekë.

Shiko artikullin e plotë KËTU