Në këtë artikull po prezantojmë Kompanitë që kanë  vlerë të lartë të Kontraktimeve përmes Prokurimit Publik, procedura 2022. Listimin e plotë të Kontraktimeve e kemi përftuar duke përdorur të dhëna të Open Procurement Albania. Artikulli ynë liston dhe rendit sipas vlerës duke analizuar edhe peshën që ka secili kontraktor në totalin e vlerës së Prokuruar gjatë vitit. Vlera e prezantuar është Vlerë Ofertë fituese dhe shprehet pa Tatim mbi Vlerën e Shtuar. Në renditje janë të gjitha tenderimet përjashtuar procedurat e Blerjeve të Vogla dhe Blerjet Dinamike. Tendera të Finalizuar me Fitues për 2022 janë konsideruar të gjithë ato procedura të shpallura gjatë 2022 dhe të njoftuara deri në qershor 2023.

Gjatë 2022 rezultojnë 4 398 kontrata në Prokurime Publike për të cilat ka njoftim fituesi. Gjithsej, janë angazhuar 1038 kontraktorë, që do të thotë se mesatarisht një kontraktor ka fituar 4.2 tendera. Në disa nga tenderët është njoftuar vetëm Biznesi që kryeson një Bashkim Operatorësh.

  1. Kastrati shpk ka fituar vendin e parë sa i takon vlerës së tenderuar. Kompania është njoftuar fitues 65 herë gjatë 2022 për një vlerë fondi limit të njoftuar pa TVSh 4.75 miliard lekë. Blerje Karburanti është tipologjia e kontraktimeve për Kastratin. Kontraktor të tij janë autoritete të Qeverisë Qendrore dhe Lokale. 3.6 % e gjithë Fondit Limit të Tenderuar gjatë 2022 është fituar nga kjo shoqëri.
  2. Me 4 tendera ku është njoftuar fitues mban numrin dy në renditje sipas Vlerës shoqëria ALB-Building e cila ka vlerë fond limit për tenderat e saj 3.93 miliard Lekë. Kjo shoqëri është e angazhuar në Infrastrukturë Rrugore.
  3. Salillari ka renditje si operatori i tretë me vlerë fond limit në procedura ku ka fituar 2.93 miliard lekë. Kjo shoqëri ka 5 kontrata.
  4. Me 4 kontrata ku njoftohet fitues shoqëria 4A-M ka fituar tendera me fond limit 2.92 miliard. Edhe kjo shoqëri operon në Infrastrukturë Rrugore dhe Rindërtim.
  5. Shoqëri 2T ka 3 kontraktime dhe vlerë fond limit prej 2.68 miliard lekë.
  6. MC Networking renditet për herë të parë në dhjetë BiG kontraktorë, me dy tenderime ku njoftohet fitues kjo shoqëri ka fituar tendera të vlerës së Fondit Limit prej 2.45 miliard lekë. Kjo vepron në sisteme teknologjike ICT dhe është shpallur fituese në bashkim operatorësh.
  7. A.N.K është një tjetër biznes Infrastrukturë e Vepra Publike që gjatë 2022 është njoftuar fitues në një procedurë me vlerë 2.17 miliard lekë.  A.N.K është fituese e Koncesionit për ndërtim dhe mirëmbajtje të rrugës Milot – Balldre.
  8. GTS-Gazra Teknika Shqiptare shpk është furnitor për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institucionet e vartësisë, dhe disa Shoqëri Publike. Kjo kompani ka fituar 7 kontrata me vlerë 2.13 miliard. Shoqëria është e regjistruar në Shqipëri por zotërues të saj janë në Itali.
  9. ALKO IMPEX CONSTRUCTION ka fituar tendera me vlerë fond limit 2.1 miliard lekë. Në total janë 3 tendera pastrimi dhe rikonstruksioni me njësi të qeverisjes vendore.
  10. LA-OR është një tjetër shoqëri pjesë e renditjes mes 10 bizneseve me vlerë më të lartë të Kontraktuar gjatë 2022 përmes tenderimeve publike. Shoqëria ka dy tendera në Infrastrukturë me vlerë 1.94 miliard lekë.


Burimi: APP, Open Procurement
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: APP, Open Procurement
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Përqendrim Vlerë e Prokurimit Publik në 10 apo 25 Big Kontraktorë. 10 kontraktorë me vlera më të larta Fond Limit në tenderim 2022 kanë së bashku 21% të të gjithë Fondit Limit të Tenderuar (ky fond vetëm për procedurat e finalizuara me fitues). Ndërsa 25 bizneset e para kanë total 37.5% të total Fond Limit i Tenderuar. Ky raport tregon një përqendrim të vlerave të kontraktuara përmes prokurimit publik tek një numër jo i madh kontraktorësh.



Tabela: Pesha e Kontraktimit Biznese BIG Vlera totale Fond Limit Procedura 2022. Përqëndrimi
Burimi: APP, Open Procurement
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: APP, Open Procurement
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Me një total Fond Limit i tenderëve të Njoftuar me Fitues prej 133.25 miliard Lekë (kjo për njoftime që në qershor 2023 nuk janë pezull apelim në KPP), rezulton që në 2022 Prokurimet Publike janë sa 6.2% e PBB ose 20.5% e Shpenzimeve Totale Buxheti i Shtetit. Nëse Prokurimet e konsolidua ra do i peshonim me Stokun Borxh Publik 31 dhjetor 2022 pesha është 9,7%.

25 Big Kontraktorët sipas vlerës kanë fituar përmes Prokurimit Publik 2.4% të PBB; 7.7% të total Shpenzime Buxhetore viti dhe 3.6% të Stokut të Borxhit Publik.



Tabela: Fond Limit i Tenderuar 2022 si peshë nga PBB dhe Shpenzime Buxhetore
Burimi: APP, Open Procurement
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: APP, Open Procurement
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: APP, Open Procurement
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

AIS përmes databazës Open Procurement Albania ka monitoruar dhe zbardhur tendera të mbajtura nga Njësi të Qeverisjes Vendore Bashki dhe të Qeverisë Qendrore përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Po njësoj janë monitoruar edhe tendera të Institucioneve të Shëndetit Publik, të Ndërmarrjeve Shtetërore, të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe të Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara. Secili tender ka një Pasaportë me info dhe dokument të krijuar sipas Standardit Open Contracting Partnership.

Shkarko excel: Nëse dëshironi të aksesoni excel ose dataset që shoqëron këtë artikull ju lutem na shkruani ne emailin [email protected]
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha