Në një artikull hulumtiv të realizuar nga Open Data Albania, rezulton që në vitet 2018 – 2024 Investimet Publike me Financim të Huaj karakterizohen nga nivel të ulëta planifikimi dhe nga mosrealizim buxhetor. Ky detaj tregon mungesë kapacitetesh nga Qeveria për të tërhequr si duhet financime përmes Instrumenteve të Ndihmës dhe Grantimit. Investime të huaja janë investime që kërkojnë projekte të mire detajuara, të bazuara në studime fizibilitetit dhe zhvillimore. Po njësoj kjo kategori investimesh me instrumente të financimit të huaj karakterizohet nga detyrimi për të finalizuar një kontratë përmes garës së zhvilluar sipas Guidave dhe Bazës Ligjore të Grantdhënesit apo Donatorit dhe nën monitorim të financuesit.

Artikulli Hulumtues me titull Investime Publike me Financim të Huaj dhe të Brendshëm, niveli i mosrealizimit Plani, Ndryshimet dhe Fakti 2018 – 2024

Vullneti i munguar për të aktivizuar këtë lloj Financimi Buxhetor është karakteristikë për menaxhim jo cilësor buxhetor dhe ngarkesë të taksapaguesit me kosto të Investimeve të shoqëruara me kosto borxhi publik dhe mos investime sa duhet përmes Buxhetit të Shtetit.

Po njësoj Qeveria ka përdorur forma Investimi me Financim të brendshëm apo garanci buxhetore edhe për disa korridore të rëndësishme rrugore të cilat fare mirë mund të aktivizonin fonde të Bankës Europian për Zhvillim si dhe janë Korridori Adriatiko Jonian tashmë i vendosur për tu realizuar përmes kontratave PPP  Koncesion dhe kontraktorë Biznese Lokale.

I njëjti trend duket se po paravendoset edhe për Vepra në Infrastrukturë që Lidhen me Korridorin 8 si dhe është Porti i ri i Durrësit në Porto Romano.