Në vitin 2022 në vend u regjistruan vetëm 49 shoqëri aksionere. Pjesa dërrmuese e shoqërive të regjistruara në këtë vit janë me përgjegjësi të kufizuar shpk konkretisht 3525 ose 96.71% e tyre. Gjatë një viti janë regjistruar edhe 49 subjekte të cilat funksionojnë si degë të shoqërive të huaja. Exceli ne këtë artikull ka listën e plote te shpk te themeluara ne 2022. Po njësoj edhe për shoqëritë aksionare lista është e afishuar në databazën Open Corporates Albania.

Një formë e rrallë është edhe ajo e shoqërive me bashkëpunim bujqësor . Tetë janë  shoqëri  të Thjeshta, një është zyrë përfaqësimi dhe një tjetër shoqëri është shoqëri Koncesionare.



Burimi: Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela: Shoqëri të regjistruara në QKB në 2022 sipas formës ligjore
Burimi: Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Sipas Legjislacionit tonë për shoqëritë tregtare personat përgjegjës për administrimin e shoqërisë mund të vendosin për hapjen e degëve dhe zyrave të përfaqësimit të kësaj shoqërie. Degët janë vende të ushtrimit të aktiviteteve tregtare ato veprojnë në mënyrë të qëndrueshme, organizohen dhe administrohen më vete dhe ushtrojnë veprimtari me palë të treta në emër të shoqërisë . ndërsa zyrat e përfaqësimi janë vende të veprimtarisë me palë të treta në emër të shoqërisë dhe kanë të njëjtin personalitet juridik me shoqërinë.



Tabela: Dege te Shoqerive te Huaja te regjistruara ne QKB ne vitin 2022
Burimi: Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Shoqëritë e njohura si Shoqëri të Bashkëpunimi Bujqësor rregullohen me një ligj të veçantë të miratuar në vitin 2012. Gjatë vitit 2022 janë regjistruar 12 të tilla. Në data bazën Open Corporates Albania janë të krijuara pasaportat e tyre.



Tabela: Shoqeri te Bashkepunimit Bujqesor te regjistruara ne QKB ne vitin 2022
Burimi: Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela: Shoqeri te Thjeshta te regjistruara ne QKB ne vitin 2022
Burimi: Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Gjatë vitit 2022 është themeluar edhe një shoqëri Koncesionare për projektim Ndërtim dhe Mirëmbajtje e Portit të Integruar në Triport Vlorë. Shoqëria Vlora Harbor Construction and Maintanace shpk është subjekt i themeluar për qëllim të veçanta me objekt veprimtarisë zbatimin dhe përmbushjen e kushteve të Kontratës së Koncesionit të nënshkruar në Prill 2022 me Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës. Pasporta e kësaj shoqërie është e reklamuar në Regjistrin Koncesionar të hartuar nga Open Corporates Albania.

Shkarko excel: Nëse dëshironi të aksesoni excel ose dataset që shoqëron këtë artikull ju lutem na shkruani ne emailin [email protected]
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Lea Kanani