Open Corporates Albania është një databazë me pasaporta, të dhëna dhe dokumente të Bizneseve pjesë e Regjistrit Kombëtar të Biznesit. Në vitin 2022 në vend u themeluar total 3 645 shoqëri biznesi. Prej tyre rreth 62.66 % janë me seli në Tiranë konkretisht 2 284 shoqëri biznesi me kapital 5.7 miliard lekë ose sa 74.3 % e totalit të kapitalit të shoqërive të themeluara në këtë vit.

Pas Tiranës bashkia me më shumë shoqëri është Durrësi me 375 pra rreth 10% e totalit dhe Vlora me 156 të tilla. Fieri nuk është më në tre Bashkitë e para në renditje pasi këtë vit janë themeluar vetëm 85 shoqëri në territorin e tij dhe pasohet nga Elbasani me 78 të tilla



Burimi: Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

5.7 miliard lek kapital themeltar u përket bizneseve apo shoqërive të regjistruara në Tiranë. Kapitali mesatar i një shoqërie të sapo themeluar në Kryeqytet apo territorin e saj është 2.5 milion lekë. Shoqëria me më shumë kapital e themeluar në këtë vit është po në Tiranë dhe është operuese në sektorin e Prodhim dhe Operim i software për lojëra fati konkretisht shoqëria Balkan Interactive Group sha me numër identifikues M22120033F.

Shoqëritë e regjistruara në QKB në 2022 me seli në Tiranë

Në Durrës mesatarja kapital themeltar për shoqëri të Regjistruara në vitin 2022 është 1.59 milion lekë. Dhe shoqëria me kapitalin më të lartë të themeluar në këtë vit është një shoqëri me kapital Italian dhe nën zotërim të një shoqërie Italiane. Emri i shoqërisë është RFC Industries me numër identifikues M21604501A

Shoqëritë e regjistruara në QKB në 2022 me seli në Durres

Shoqëritë e regjistruara në QKB në 2022 me seli në Vlore

Shoqëri sipas secilës bashki janë të renditura dhe grupuara në excelin që shoqëron këtë artikull. Të dhëna për biznese të reja të regjistruara janë të afishuara në databazën Open Corporates Albania.

Shkarko excel: Gjeografia e Bizneseve të themeluara në vitin 2022 Open Corporates Albania, vendndodhja e selive
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Lea Kanani