Njëzet e pesë kompanitë me më shumë të ardhura vjetore 2022, sipas deklarimeve në pasqyrat e tyre financiare, që veprojnë në Republikën e Shqipërisë, qarkulluan gati 726.3 miliardë lekë, sa 34.03% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në këtë artikull po rendisim vlerat që kanë të bëjnë me këto kompani, të ardhurat e tyre dhe ndarjen sektoriale. Të dhënat për vlerat renditëse kanë burim deklarimet për xhiro në Pasqyra Financiare dorëzuar pranë Drejtorisë së Tatim Taksave dhe renditur si informacion nga Revista ekonomike Monitor, në Botimin nr. 37 (1099), datë 25.09.2023.

Krahasuar me shpenzimet publike të konsoliduara në Buxhetin e Shtetit për vitin 2022, qarkullimi vjetor për 25 kompanitë big është rreth 1.12 herë më i lartë (apo 112% e Shpenzimeve Publike 2022).



Tabela: 25 Kompanitë më të mëdha sipas të Ardhurave 2022
Burimi: Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në vend të parë, Kastrati Group, raporton 93.2 miliardë lekë xhiro vjetore, gati 4.4% e PBB-së. Qarkullimi vjetor i kompanisë përbën 12.7% të qarkullimit total të 25 kompanive në fjalë dhe 16.8% e pagesave thesari për vitin 2022. Në këtë renditje 25 të parët është edhe Kastrati shpk pjesë e zotërimit po nga zoti Shefqet Kastrati.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), me pronësi publike, është renditur si kompania e dytë më e madhe. Vlera e të ardhurave nga aktiviteti prej 73.3 miliardë lekë, është sa 3.4% e PBB-së.

E treta në listë, GSA, ka qarkulluar 5.6% të të ardhurave totale të 25 kompanive më të mëdha. Xhiro vjetore e deklaruar prej 49.8 miliardë lekë, është sa 1.9% e PBB-së dhe 7.43% e pagesave të thesarit 2022.

Shoqëria Kurum International vijon listën, me qarkullim vjetor 46.2 miliardë lekë, gati sa 2.2% e PBB-së.

Gega Oil Group, pozicionuar në vend të pestë, ka deklaruar qarkullim vjetor rreth 44.3 miliardë lekë, sa 2.1% e PBB-së dhe 8% e pagesave të thesarit. Në raport me totalin e 25 kompanive, Gega Oil kishte 6% të të ardhurave.

Renditja vijon me Ener Trade, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), INFO-Telecom, Bankers Petroleum, Big-Market, Banka Kombëtare Tregtare, Kastrati, Gen – I Tirana, etj.



Burimi: Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Përsa i përket financimit publik, duke përjashtuar bankat e nivelit të dytë dhe shoqëritë me zotërim publik, ndër 21 kompani me kapital privat, pagesa thesari për vitin 2022 kanë përfituar vetëm 18 prej tyre. Mesatarisht një kompani kishte pagesa thesari për vitin 2022 sa 2.9% e xhiros totale të saj.

Të dhënat mbi transaksionet e thesarit shfaqen në databazën Open Spending Albania, kategoria Transaksione Thesari.

Kompanitë që kanë përfituar vlerat më të larta të transaksione thesari gjatë vitit 2022 janë Kastrati shpk , Albchrome dhe Kurum International.

Kastrati shpk ka përfituar transaksione shtetërore me vlerë 4.3 miliardë lekë gjatë vitit 2022, sa 19.8% e xhiros totale vjetore të kompanisë.

Albchrome, shoqëria që menaxhon minierën më të madhe të kromit në vend, është shënuar në transaksione me vlerë 1.43 miliardë lekë (7.6% e qarkullimit vjetor të kompanisë).

Renditet e treta, Kurum International me 1.6 miliardë lekë arkëtime nga Thesari 2022, vlerë kjo sa 3.5% e xhiros totale të vitit.

Tjera kompani me financim publik mbi 1% të xhiros vjetore 2022 janë Europetrol Durrës, GSA dhe Noa Energy Trade, me normë financimi përkatësisht 3.6%, 1.1% dhe 2.1% e qarkullimit vjetor.

Vijon renditjen Ener Trade, Bankers Petroleum, Vodafone Albania, Kastrati Group, Gega Oil, Eroil, Agna dhe Devoll Hydropower.



Burimi: Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Mbizotërojnë në renditje sipërmarrje tregtimi me shumicë dhe pakicë të karburanteve, si dhe sipërmarrjet që operojnë në tregtimin e energjisë, me shtatë kompani që operojnë në secilin aktivitet ekonomik, nga totali i 25 kompanive me më shumë të ardhura te xhiruara.

Në vlerë, kompanitë me aktivitet në tregtimin dhe furnizimin me energji elektrike (apo dhe prodhimin e saj), ndër 25 kompanitë me më shumë të ardhura, arritën qarkullim vjetor për vitin 2022 gati 254.1 miliardë lekë. Ndërmarrjet e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve qarkulluan rreth 224.7 miliardë lekë të ardhura për vitin 2022.

Industria nxjerrëse dhe përpunuese, vijon listën si aktiviteti i tretë ekonomik me ecuri pozitive për vitin 2022. Kurum International (prodhimi i profileve të hekurit), Bankers Petroleum (nxjerre nafte sipas marrëveshjes koncesionare) dhe Albchrome (nxjerrje dhe përpunim kromi, sipas marrëveshjes koncesionare) qarkullojnë në total rreth 91.7 miliardë lekë.

Tre sipërmarrjet e distribucionit qarkulluan gati 49 miliardë lekë të ardhura për vitin 2022.

Përsa i përket sektorit informacion dhe komunikacion, nga 25 kompanitë më të mëdha, vetëm dy operojnë në fushën e shërbimeve të telekomunikacionit. Qarkullimi vjetor i tyre për vitin 2022 arriti 44.4 miliardë lekë të ardhura.

Me aktivitet në fushën e shërbimeve financiare, dy bankat e nivelit të dytë deklarojnë në total 38 miliardë lekë xhiro vjetore. Big-Market, zinxhir supermarketesh, qarkullon 24.5 miliardë lekë të ardhura për vitin 2022.



Tabela: Ndarja sipas aktivitetit ekonomik, 25 kompani big 2022
Burimi: Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Vitet e fundit, grupi “Kastrati” është diversifikuar edhe në ndërtim e hoteleri, si dhe me një seri projektesh në infrastrukturë (port, aeroport dhe autostrada). GSA shpk, përveç aktivitetit kryesor të tregtimit të energjisë elektrike (kategorizuar në llogaritjet e mësipërme), është fokusuar edhe në shitjen e ferrokromit. Së fundmi, theksojmë që Kurum International, është kategorizuar në sektorin e industrisë përpunuese pasi mbi 70% e të ardhurave janë nga aktiviteti kryesor (shitja e hekurit dhe nënprodukteve) dhe vetëm një pjesë nga prodhimi i energjisë.

Informacion lehtësishtë të aksesueshëm dhe të mirë-strukturuar për çdo shoqëri biznesi që ushtron aktivitet ekonomik në Republikën e Shqipërisë, gjendet në pasaportat e krijuara në databazën Open Corporates Albania.

Shkarko excel: Kompani Big sipas xhiros vjetore 2022 renditje 25 te parat
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Pajtim Nikolli