Nga 100 Bizneset me më shumë të ardhura të xhiruara në vitin 2022 listohen 22 me zotërues shtetas dhe subjekte të huaja, ndërsa 12 janë nën zotërim miks. Këto kompani operojnë në vendin tonë. Në këtë artikull po rendisim vlerat që kanë të bëjnë me këto kompani dhe xhiron e tyre vjetore. Të dhënat për vlerat renditëse kanë burim deklarimet për xhiro në Pasqyra Financiare dorëzuar pranë Drejtorisë së Tatim Taksave dhe renditur si informacion nga Revista ekonomike Monitor, në Botimin nr. 37 (1099), datë 25.09.2023.
Origjinë Zotëruesi kemi klasifikuar Origjinën e Individit Pronar i Drejtpërdrejtë apo Përfundimtar për rastin kur identifikohet ky Pronar nga Ekstrakti i Kompanisë apo Eksptrakti për Pronarin Përfundimtar.
Në rast kur shoqëria zotërohet nga nja aksioner që është Kompani Biznesi, Origjinë konsiderohet Vendi i Regjistrit Tregtar ku drejtpërdrejtë është regjistruar kompania që zotëron aksione ose kapital në Kompani. Ligji për Deklarimin e Pronarit Përfitues nuk bën të mundur me rregullimet e tij, identifikim të plotë të Pronarit Përfitues. Shpesh Ekstraktet e Afishuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit nuk garantojnë për Origjinën dhe Përfituesit e Zotërimit.
5 kompani me zotërim turk të renditura në 100 Bizneset me më shumë xhiro vjetore për 2022 kanë xhiruar 60.6 miliard lekë ose 2.84% të GDP tonë vjetore. Po njësoj 5 të tjera Holandë kanë xhiruar 49.9 miliard lekë ose 2.34 %. Ishujt Cayman renditen të tretat për nga vlera e xhiros.
Tabela: Xhiro Vjetore 2022, Kompani me Zotërim të Huaj sipas Origjinës
Burimi: Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Xhiro e 100 kompanive më të mëdha, ishte 1.24 trilionë lekë (12.4 miliardë dollarë). Kompanitë me zotërim të huaj kanë realizuar 249.5 miliardë lekë xhiro vjetore, që përbën 20.1% të totalit të 100 kompanitë big sipas xhiros vjetore. Këto të ardhura të realizuara në 2022, nga kompani që operojnë në Shqipëri, por që kanë zotërues të huaj, rezultojnë të jenë sa 11.7% e PBB-së të vitit 2022.
Tabela: Renditja e 100 Kompanive më të mëdha sipas të Ardhurave 2022 (në lekë)
Burimi: Open Corporates Albania, Monitor
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Tabela: Origjina e Kapitalit sipas Vendeve dhe Deklarimet në Regjistrin e Pronarëve Përfitues, Total Kompani me Zotërim të Huaj
Burimi: Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Bankers Petroleum Albania Ltd, që zotëron kontratën koncesionare për nxjerrje nafte në vendburimin Patos-Marinë, është kompania me e madhe me zotërim të huaj, që kryen veprimtari ekonomike në Shqipëri (e nënta ndër 100 kompanitë big). Zotëruesi me të njëjtin emër është kompani e regjistruar në Ishujt Cayman e më pas ka një zinxhir zotëruesish të regjistruar në vende të ndryshme. Bankers ka të identifikuar në Regjistrin e Pronarëve Përfitues (RPP) depozituar datë 19.09.2022, vetëm drejtuesit më të lartë. 26.8 miliard lekë xhiro realizuar gjatë vitit 2022, është sa 1.3% e PBB-së dhe 4.8% e vlerës së Transaksioneve të Thesarit të Shtetit për vitin 2022.
Transaksione Thesari i Shtetit 2022 është vlera totale e pagesave nga Thesari i Shtetit për vitin 2022 të ekzekutuar nga të gjithë Institucionet Buxhetore.
Banka Kombëtare Tregtare, renditet e dyta me xhiron më të lartë ndër kompanitë me zotërim të huaj. Qarkullimi vjetor prej 23.7 miliardë lekë, është sa 1.1% e PBB-së dhe 4.3% e vlerës së Transaksioneve Thesari 2022. Drejtpërdrejt kompania zotërohet nga shoqëria turke Calik Holding Anonim Sirketi me pronar përfundimtar zotin Ahmet Çalik, zotërues për 91.9% të kapitalit.
E treta në listën e kompanive me zotërim të huaj (e 13-ta në listën-100 kompanitë big), Gen – I Tirana, operon në tregtimin e energjisë elektrike. Nga të dhënat e Regjistrit të Biznesit Slloven, në finale, Gen – I Tirana rezulton në zotërim të Republikës së Sllovenisë. Qarkullimi vjetor 20.1 miliardë lekë, sa 0.95% e PBB-së.
Burimi: Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Albchrome, marrëveshje Koncesionare për nxjerrje dhe përpunim kromi, sipas Regjistrit të Pronarit Përfundimtar depozituar datë 15.03.2022, rezulton me zotërues final individ me shtetësi turke. Kompania realizon 18.7 miliardë lekë xhiro vjetore, vlerë kjo sa 0.9% e PBB-së dhe 3.4% e vlerës së pagesave nga Thesari i Shtetit 2022.
Shoqëria koncesionare për ndërtim Hidrocentralit në Lumin Devoll, renditet e pesta në listën e kompanive me zotërim të huaj, me qarkullim vjetor 17.7 miliardë lekë. Devoll Hydropower zotërohet nga shoqëria holandeze Statkraft Markets B.V dhe identifikon në RPP depozituar datë 02.03.2021 vetëm Drejtorin e Përgjithshëm të shoqërisë.
Vijon renditjen operatori i telefonisë celulare Vodafone Albania me qarkullim vjetor 15.9 miliardë lekë, vlerë sa 0.75% e PBB-së. Zotërues është shoqëria holandeze Vodafone Europe B.V. Xhiro vjetore e shoqërisë përbën 1.3% të xhiros së 100 kompanive big.
Philip Morris Albania, me aktivitet në tregun e duhanit dhe nënprodukteve, zotërohet drejtpërdrejtë nga Philip Morris Switzerland Sàrl. Xhiro vjetore 13.6 miliardë lekë, është sa 0.64% e PBB-së dhe 5.45% e xhiros totale të kompanive me zotërim të huaj pozicionuar tek 100 big sipas xhiros vjetore.
Burimi: Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Në vend të tetë, Raiffeisen Bank, austriake, me13.1 miliardë lekë xhiro vjetore.
Antea Cement me aktivitet në prodhimin e materialeve të ndërtimit, ka 12.1 miliardë lekë të ardhura për 2022. Zotërues i shoqërisë është një kompani e regjistruar në Qipro.
Albametal, e klasifikuar ndër 10 më të mëdhatë në listën e kompanive me zotërim të huaj, ka 11.5 miliardë lekë xhiro vjetore dhe është në zotërim të një shoqërie Serbe. Nga ana tjetër, në Regjistrin e Pronarit Përfitues depozituar datë 02.03.2021, pronar final i kompanisë rezulton një shtetas turk. Qarkullimi vjetor është sa 0.54% e PBB-së dhe 2.1% e Transaksioneve Thesari i Shtetit 2022.
Shënim: Transaksione Thesari i Shtetit 2022 është vlera totale e pagesave nga Thesari i Shtetit për vitin 2022 të ekzekutuara nga Institucionet Buxhetore.
Burimi: Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kurum Interantional, deri tani shfaqej si një investim i huaj në Shqipëri, për shkak të zotërimit nga shtetasit turk Selin dhe Melis Kurum. Në dhjetor 2022 është kthyer në kompani shqiptare nëpërmjet dhurimit të kuotave të ortakëve në favor të Hatixhe Kurum, e cila ka marrë dhe prezantuar ne QKB shtetësi shqiptare. Kurum Interantional pozicionohet e 4-ta për nivel të ardhurash 2022, 46.2 miliardë lekë, sa 3.7% e totalit të 100 kompanive dhe 2.2% e PBB-së. Në pasaportën e kompanisë, jane vepra hidrike të privatizuara, Ulëz-Shkopet dhe Bistrica 1 & Bistrica 2, si dhe dy projekte koncesionare.
Sa i takon bizneseve me zotërues miks, xhiro më të lartë realizojnë kompanitë me origjinë të dytë kapitali Hungarinë, 16 miliardë lekë (1.3% e totalit të 100 kompanive), ndjekur nga kompanitë me origjinë Turqinë, Holandën dhe Italinë, përkatësisht 1.25%, 1.15% dhe 1.15% e totalit të të ardhurave.
Ndër kompanitë me zotërim miks, kompani me paketë kontrolli (50+1 të aksioneve/kuotave) nga zotërues drejtpërdrejt shtetas apo subjekte të huaja, shoqëria koncesionare Ayen As Energji realizon xhiro vjetore më të lartë. Kompania për vitin 2022 kishte 10.5 miliardë lekë xhiro, rreth 0.84% e xhiros totale të 100 kompanive big. Zotërohet drejtpërdrejt nga një shoqëri turke për 90% të aksioneve, 9% e aksioneve në zotërim të një shoqërie shqiptare dhe 1% zotërohet nga individ turk.
One Albania, me paketë kontrolli në Bullgari (94.12% e aksioneve), raporton xhiro vjetore 9.6 miliardë lekë. 2.15% e aksioneve zotërohen nga një shoqëri Hungareze dhe 3.73% zotërim vendas. Xhiro vjetore e kompanisë është sa 0.77% e totalit të xhiros së 100 kompanive big dhe 11.3% e qarkullimit vjetor total të realizuar nga kompanitë me zotërim miks.
Rossmann-Lala ka 75% zotërim të drejtpërdrejt nga një shoqëri gjermane dhe 25% nga një shoqëri shqiptare. Kompania deklaron qarkullim vjetor 5.4 miliardë lekë për vitin 2022, që është sa 0.43% e xhiros totale të realizuar nga 100 big kompanitë.
Burimi: Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Me xhiro vjetore 2022 rreth 5.37 miliardë lekë, vijon listën Sigal Uniqa Group Austria. 86.93% e paketës aksionare zotërohet nga një kompani e regjistruar në Austri. Qarkullimi vjetor i kompanisë është sa 0.43% e qarkullimit total për vitin 2022 nga 100 kompanitë me më shumë të ardhura 2022.
Coca-Cola Bottling Shqipëria rezulton me paketë kontrolli në Itali (74.69% e aksioneve), 22.65% zotërohen nga një kompani regjistruar në Delaware, SHBA dhe vetëm 2.66% e aksioneve janë në zotërim të një shoqërie tregtare të regjistruar në QKB. Kompania kishte xhiro vjetore 5.3 miliardë lekë për vitin 2022, sa 0.4% e totalit të 100 kompanive big.
E fundit në listë, ndër kompanitë me zotërues miks, me paketë kontrolli të huaj, rezulton Everest Oil, me 4.6 miliardë lekë qarkullim vjetor 2022. Zotërues mazhoritar për 70.43% të aksioneve, Petra S.r.l kompani e regjistruar në regjistrin tregtar të Italisë. 29.57% e aksioneve zotërohen nga individë shqiptar. Qarkullimi vjetor 2022 i kompanisë (4.6 miliardë lekë) është sa 0.37% e qarkullimit total që 100 kompanive big.
Tabela: Vendet Origjinë e Huaj, Kompani me Zotërim Miks
Burimi: Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Secila prej këtyre kompanive, ka një pasaportë të krijuar në databazën Open Corporates Albania, e krijuar nga AIS me qëllim mirë-strukturim dhe lehtësi në informacion për çdo biznes që operon në vend.
Shkarko excel: Nëse dëshironi të aksesoni excel ose dataset që shoqëron këtë artikull ju lutem na shkruani ne emailin [email protected]Shkarko excel: Nëse dëshironi të aksesoni excel ose dataset që shoqëron këtë artikull ju lutem na shkruani ne emailin [email protected]
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Pajtim Nikolli